Formacionet zyrtare: Gjeorgji - Shqipëri, Sylvinho me disa ndryshime synon fitore në Tbilisi - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Gjeorgji - Shqipëri, Sylvinho me disa ndryshime synon fitore në Tbilisi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë në më pak se gjysmë ore do të përballet me Gjeorgjinë në Tbilisi, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë kanë nevojë për fitore, pasi kanë pësuar dy humbje nga tri ndeshje dhe e vetmja mënyrë për të qëndruar në garë për vendin e parë është rezultati pozitiv sot.

Për këtë, Sylvinho ka bërë disa ndryshime.

Formacionet zyrtare

Willy Sangol i Gjeorgjisë ka vendosur për formacionin 4-1-4-1.

Gjeorgjia (4-1-4-1): Mamardashvili; Kakabadze, Kashia, Dvali, Lochoshvili; Kiteshvili; Davitashvili, Mikautadze, Chakvetadze, Kvaratskehlia; Zivzivadze.

Në anën tjetër, Shqipëria kundërpërgjigjet me 4-2-3-1.

Në vend të Mirlind Dakut do të luajë Indrit Tuci, ndërsa Marash Kumbulla është lënë në bankë rezervë dhe në vend të tij është Arlind Ajeti.

Një ndryshim tjetër është Ivan Balliu që luan nga minuta e parë, në vend të Elseid Hysajt.

Shqipëria (4-2-3-1): Strakosha; Mitaj, Ajeti, Ismajli, Balliu; Ramadani, Asllani; Laçi, Bajrami, Asani; Tuci.

Përballja në Tbilisi mes Gjeorgjisë e Shqipërisë fillon në ora 18:00 dhe do të gjykohet nga gjyqtari holandez, Danny Makkelie.

Lajme të ngjashme