Florian Loshaj e nis me gol sezonin e ri në kampionatin polak, Cracovia mposht Gornikun - NACIONALE

Florian Loshaj e nis me gol sezonin e ri në kampionatin polak, Cracovia mposht Gornikun

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Florian Loshaj, e ka nisur në mënyrën më të mbarë sezonin 2022/23 në kampionatin polak, duke shënuar në fitoren e Cracovia kundër Gornik.

Skuadra e Loshaj zhvilloi paraqitje të shkëlqyer ndaj Gornik dhe me plot meritë arkëtuan pikët e plota në xhiron e parë me rezultat 0:2.

Zhvillohej minuta e 24-të e takimi, ku mysafirët zhvilluan një aksion të shkëlqyer të shpejtë me Loshaj që pranoi një top nga afërsia prej Rakocyz dhe pastaj me një goditje të bukur e dërgoi në rrjetë.

Topi në fakt u devijua pak nga mbrojtësi kundërshtar duke lënë të shtangur portierin dhe në fund përfundoi brenda kornizës së portës.

Disa minuta më vonë, Michal Rakoczy përfitoi nga një asistim tjetër u Jugas dhe dyfishoi rezultatin, gol që doli të ishte i fundit për këtë takim (41').

Florian Loshaj zhvilloi paraqitje të shkëlqyer edhe në minutat e mbetur, derisa trajneri vendosi ta largojë nga fusha duke e zëvendësuar me Oshiman (66').

Kështu, Cracovia qëndron në pozitën e tretë në tabelë me tre pikë të mbledhura aq sa kanë edhe Wisla Plock dhe Jagiellonia para tyre, mirëpo me një golaverazh më të mirë. Ndërsa, Gornik bie automatikisht në pozitën e 15-të me zero pikë.

Në sfidën e radhës, Cracovia do ta mirëpres Korona Kielce në shtëpi më saktësisht më 23 korrik me fillim nga ora 17:30.

Kujtojmë se Loshaj iu bashkua Cracovias në janarin e vitit 2020, ndërsa edicionin e kaluar zhvilloi 23 paraqitje duke shënuar një gol dhe dhuruar një asistim.

Kosovari ishte pjesë e listës së Alain Giresse në qershor, por nuk është se zhvilloi shumë minuta. Mesfushori u inkuadrua vetëm 15 minuta në fushë gjatë ndeshjes me Greqinë në Prishtinë, si dhe zhvilloi 45 minuta në ndeshjen kthyese në Athinë.

Por, sa i përket dy sfidave tjera ndaj Qipros, respektivisht Irlandës Veriore qëndroi vetëm në stol.

Lajme të ngjashme