Flick: Nuk ka justifikime, nuk ishim të mirë mjaftueshëm për ta merituar një rezultat pozitiv - NACIONALE

Flick: Nuk ka justifikime, nuk ishim të mirë mjaftueshëm për ta merituar një rezultat pozitiv

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Hansi Flick thotë se nuk kanë merituar asgjë në përballjen ndaj Real Sociedadit.

Katalunasit dëshpëruan të dielën, duke pësuar humbje në udhëtim te Sociedadi.

Pas ndeshjes, Flick tha se Barcelona nuk ka krijuar raste dhe vuajtën në pjesën më të madhe të kohës.

Sonte nuk ishte nata jonë. Duhet ta pranojmë këtë rezultat sepse ishin vendimtar. Nuk ka justifikime. Nuk krijuam mjaftueshëm shanse”.

E nisëm mirë me topin, isha i lumtur por pastaj filluam të vuajmë dhe goli i tyre erdhi. Morëm disa vendime të këqija dhe duhet të jetojmë me këto”.

Tekniku gjerman shtoi se përgjegjësia është e tërë skuadrës dhe që rezultati ishte i drejtë.

Përgjegjësia është e jona. Kemi mundur dhe duhet të luajmë shumë më mirë”.

Nuk e kemi pasur posedimin e topit në mënyrën që donim prandaj vuajtëm. Por, ndeshjet që kemi luajtur në të kaluarën kanë qenë fantastike dhe e vlerësoj se çfarë ka bërë skuadra deri më tani”.

Provuam deri në fund së bashku. Nuk ishim të mirë mjaftueshëm për të merituar një rezultat më të mirë”.

Barcelona ka gjashtë pikë para Real Madridit, mirëpo që madrilenët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme