Fituesit të Kupës së Botës i kërkohet të përshtatet shpejt me skuadrën
Fituesit të Kupës së Botës me Argjentinën në Katar 2022, Emiliano Martinezit, i është kërkuar nga trajneri i ri i skuadrës së Aston Villës, Unai Emery, që të adaptohet me skuadrën sa më shpejt dhe ta lejë pas Botërorin.
Portieri argjentinas mungoi në ndeshjen e parë të Villas pas rifillimit të sezonit, ku skuadra e tij u mposht nga Liverpooli me rezultat 3:1.
Martinez është rikthyer në stërvitje dhe është gati të luajë të dielën, ndeshja e tij e parë për Villan që nga 13 nëntori.
.jpg?format=jpg)
“Shpresojmë se ai do të vijë 100% i fokusuar në Aston Villa”, tha Emery. “Sigurisht që ai duhet të përshtatet shpejt”.
Javën e kaluar, trajneri Aston Villas, Emery tha se kishte në plan të fliste me portierin Martinez për festimet e tij pas fitores së Argjentinës në Kupën e Botës.
Portieri, 30 vjeç, është kritikuar për disa nga veprimet e tij pas finales, ku përfshihej një gjest i vrazhdë me çmimin e tij "Doreza e Artë".

Ai gjithashtu u tall edhe me sulmuesin francez Kylian Mbappe.
Duke folur për Martinez të premten, Emery tha: “Çdo mbështetës i Aston Villa duhet të jetë krenar për të. Ne kemi në ekipin tonë dhe skuadrën tonë një fitues të një Kupe Bote, të cilën ai e meriton. Ai po i motivon shokët e tij të skuadrës në terren çdo ditë. Kur ai të kthehet, ne duhet të përpiqemi ta fusim përsëri në të përditshmen tonë dhe të jemi pozitivë për të përdorur energjinë e tij dhe duke u përpjekur të përdorim mentalitetin e tij për të na ndihmuar."
.jpg?format=jpg)
Aston Villa është e 12-ta në tabelën e Premierligës, pas 16 ndeshjeve të zhvilluara.


