Fituan Bundesligën për herë të parë tani Leverkusen në krye me Xhakën kërkon gjysmëfinalen e Ligës së Evropës - NACIONALE

Fituan Bundesligën për herë të parë tani Leverkusen në krye me Xhakën kërkon gjysmëfinalen e Ligës së Evropës

1 javë më parë

nga NACIONALE

Befasia e ëmbël e këtij sezoni padyshim është Bayer Leverkusen e drejtuar nga Xabi Alonso, që mbetet skuadra e vetme në ligat më të forta evropiane që nuk ka pësuar humbje në asnjërën prej garave.

Pasi fituan për herë të parë në histori të klubit Bundesligën, tani skuadra në krye me Granit Xhakën e kërkojnë gjysmëfinalen e Ligës së Evropës, aty ku udhëheqin nga ndeshja e parë ndaj West Ham United.

Leverkusen fitoi në shtëpi 2:0 dhe krejt çfarë i duhet është të menaxhojë rezultatin në ndeshjen e kthimit.

Formacionet zyrtare

Kur kanë mbetur edhe një orë deri në fillimin e ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare.

David Moyes ka vendosur të luajë me skemën 4-3-3.

West Ham (4-3-3): Fabianski; Coufal, Zouma, Aguerd, Cresswell; Ward-Prowse, Alvarez, Soucek; Bowen, Antonio dhe Kudus.

Në anën tjetër, Xabi Alonso do të luajë me 4-2-3-1, me Xhakën që udhëheqë mesfushën e skuadrës gjermane.

Bayer Leverkusen (4-2-3-1): Kovar; Tah, Kossounou, Stanisic, Hincapie; Palacios, Xhaka; Grimaldo, Wirtz, Tella; Schick.

Përballja drejtohet nga gjyqtari spanjoll Jose Maria Sanchez dhe filllon në orën 21:00.

Lajme të ngjashme