Fillon super-meçi i Markut, këtu mund ta ndiqni ndeshjen LIVE (LINKU)
Ka filluar para pak çastesh super-meçi mes Florian Markut e bokserit meksikan Miguel Ramirez.
Dueli që po zhvillohet në "Air Albania" pritet të sjell spektakël në vete.
KËTU mund ta ndiqni ndeshjen drejtpëdrejt, teksa kujtojmë se Nacionale do t'ju raportojë në kohë reale për çdo risi eventuale.
Kujtojmë, se Marku është i pamposhtur në boks 12 ndeshje si boksier profesionist, ku ka shënuar 11 fitore (7 prej tyre me nokaut) dhe një barazim, i cili ishte vërtetë vendim interesant i gjyqtarëve pasi e kishte dominuar edhe atë takim.
Herën e fundit, Marku mposhti ish kampionin e botës Chris Jenkins midis "Newcastle Arena" duke e nokautuar në raundin e katërt, ku pas disa goditjeve radhazi britaniku nuk mundi të qëndrojë më në këmbë.