Fillimi i një fundi për Agnellin: Juventus nënshkroi me Ronaldon pesë vite më parë
Cristiano Ronaldo i ishte bashkuar Juventusit nga Real Madridi, sot pesë vite më parë me gazetën italiane “Gazetta dello Sport” që thotë se një transferim i tillë doli të jetë “fillimi i fundit” për ish presidentin Andrea Angelli.
Gjiganti i Italisë kompletoi nënshkrimin me portugezin më 9 korrik 2018, në një marrëveshje që kushtoi mbi 100 milionë euro me përpjekjet për ta fituar Ligën e Kampionëve pas shtatë titujve radhazi në Serie A.
Ronaldo nënshkroi me “Zonjën e Vjetër” ku fitonte 30 milionë euro në vit dhe padyshim ishte lojtari më i paguar në kampionatin italian.
Sidoqoftë, transferimi i Ronaldos rezultoi të jetë vetëm fillimi i fundit jo të mirë të Agnellit.

Edhe pse fituan trofe përfshirë dy tituj të Seria A, me Ronaldon që shënoi 101 gola në 134 ndeshje, synimi s’u arrit pas arritja më e lartë në Ligën e Kampionëve në këto tre vite ishte çerekfinalja ku u eliminuan nga Ajaxi në edicionin 2018/19.
Paga e lartë e Ronaldos ndikoi dukshëm në ekonominë e “Bianconerëve”, me COVID-19 që ia ndihmoi gjithashtu.
Juventus pastaj u detyrua ta shesë Ronaldon kur nuk mund ta paguanin në gushtin e vitit 2021, por që edhe pesë herë fituesi i Topit të Artë donte largimin, sidoqoftë gjendja ekonomike te klubi më i trofeshëm në Itali në dekadën e fundit nuk është përmirësuar.
“Zonja e Vjetër” njoftoi një humbje prej 254.3 milionë eurove gjatë edicionit 2021/22, ku shumë ish drejtorë përfshirë edhe presidentin Agnelli ishin nën hetime nga Policia e Torinos, ku pastaj dhanë dorëheqje në fundin e vitit 2022.
Juventusi edhe u dënua nga UEFA që theu rregullat financiare, ku në edicionin 2022/23 iu hoqën 10 pikë, që ndikuan të përfundojë në pozitën e shtatë në Serie A, që të shpie në Ligën e Konfernecës.
Agnelli, Fabio Paratici dhe Federico Cherubini u suspenduan për disa muaj nga FIGC, ndërsa Juve po shpreson një mrekulli me anë të ish drejtorit të Napolit Cristiano Giuntoli që ka marrë drejtimin e klubit.
