FFK-ja me huqjen e radhës: I jep certifikatë Genc Sermaxhajt, por e bën 10 vite më të ri
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka bërë huqjen e radhës, këtë herë me trajnerin Genc Sermaxhajt, të cilit i kanë dhënë licencë por e kanë bërë 10 vite më të ri.
Analisti Arbër Avdyli e ka publikuar certifikatën e Sermaxhajt, ku ndër të tjera ka bërë shaka duke shkruar se ky i fundit edhe po e konsideron rikthimin në futboll.
“FFK e bon 10 vjet më të ri Genc Sermaxhajn. Ish fantazisti gjilanas po mendon seriozisht ti kthehet futbollit”, shkroi ai.
Ndërkohë, Sermaxhaj për t’i njoftuar publikin konfirmoi se kjo certifikatë është thjesht si pjesëmarrës dhe nuk ka të bëjë me licencë.
“Arbër për rikthim kam mendu kahere. Thash të të korigjoj dhe ty pak.. kjo është çertifikatë e pjesëmarrjes.. licenca merret më vonë!”, shkroi ai në koment.
Kujtojmë, nuk është hera e parë që FFK-ja bën këo huqje ngase jemi mësuar me gabimet e njëpasnjëshme të institucionet numër një për sportin në vend.