FFK-ja ia refuzon kërkësën Prishtinës, asnjë vendim për gjyqtarin Ajeti pas golit skandaloz - NACIONALE

FFK-ja ia refuzon kërkësën Prishtinës, asnjë vendim për gjyqtarin Ajeti pas golit skandaloz

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e ka refuzuar si të pabazë ankesën e FC Prishtinën për ndeshjen ndaj Dukagjinit, derisa nuk ka dënuar as gjyqtarin Mentor Ajeti.

Dukagjini shënoi fitore minemale ndaj "Bardhëkaltërve" shkaku i një gabimi skandaloz të Ajetit, e si pasojë Prishtina dërgoi ankesë në FFK.

Sidoqoftë, Komisioni Disiplinor i FFK-së e ka vlerësuar si të pabazë ankesën e Prishtinës, derisa nuk kanë dënuar as arbitrin në fjalë.

"Refuzohet si e pabazuar ankesa e FC Prishtina – nga Prishtina dhe ndeshja e javës së 19-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, ndërmjet KF Dukagjini dhe FC Prishtina, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë, 1:0 në favor të KF Dukagjini nga Klina", shkruhet në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Ndërsa, në arsyetimin e tyre shpjegohej:

"Komisioni i Garave në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 14.02.2023, regjistroi ndeshjet e javës së 19-të të Albi Mall Superligës së Kosovës me rezultatet e arritura në fushë, përveç të ndeshjes së zhvilluar në Klinë në mes të -K.F- Dukagjini dhe FC.-Prishtina , për shkak se FC-Prishtina ka ushtruar ankesë, duke kontestuar rregullësinë e sidomos ( golin e shënuar) dhe rezultatin e kësaj ndeshje.

Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se:

Për Komisionin e Garave sipas nenit 71, paragrafi 1 të Regullores së Garave janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje lidhur me ankesën.

Komisioni i Garave në ecurinë e procedimit juridik të administrimit të provave dhe të vendimmarjes, ka kërkuar deklarata nga të gjithë zyrtarët e kësaj ndeshje, nga gjyqtari kryesor, gjyqtarët e tjerë në këtë ndeshje, gjyqtarët e dhomës së VAR-it si dhe nga personat zyrtar në këtë ndeshje, kontrollori, delegati, superkontrolla.

Po ashtu Komisioni i Garave ka kërkuar Letërkonfirmimin edhe nga Komisioni vleresues i Gjyqtarëve dhe pas administrimit të gjitha shkresave një nga një si dhe të gjitha së bashku, e të cilat dëshmi kanë peshë dhe relevancë determinuese – përcaktuese në orientim dhe kahje të vendimmarrjes, kështu që sipas nenit 79 të Rregullores së Garave kemi shtatë (7) pika (raste) të shkeljeve esenciale të dispozitave të Rregullave të Lojës së Futbollit dhe rasti konkret, kontestues i kësaj ndeshje nuk mund të cilësohet (kualifikohet ) si shkelje esenciale.

Prandaj, sipas nenit 79 të Rregullores së Garave refuzohet ankesa e FC Prishtina si e pabazuar dhe ndeshja e javës së 19-të ndërmjet KF Dukagjini – FC Prishtina, regjistrohet me rezultat të arritur në fushë 1:0 në favor të KF Dukagjini.

Nga theksimet e lartëshenuara e vendos si në dipozitv te ketij vendimi".

Prishtina mund të paraqesë ankesë në Komisonin e Apelit të FFK-së brenda tre ditëve.

Lajme të ngjashme