Festë te Kosova U19 pas fitores ndaj Austrisë, lojtarët festojnë me flamurin dardan - NACIONALE

Festë te Kosova U19 pas fitores ndaj Austrisë, lojtarët festojnë me flamurin dardan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës U19 të mërkurën shënoi fitore ndaj Austrisë U19, duke e nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin për kualifikim në “Euro 2024 U19”.

“Dardanët” e rinj fituan me rezultat minimal 1:0, sfidë ku shkëlqeu portieri Avdija si dhe talenti i Llapit Gashijani.

Pas ndeshjes, kësaj fitore iu gëzuan më së shumti lojtarët që festuan së bashku me flamurin dardan.

Kosova tani është lider në grupin e parë me tre pikë të mbledhura, dy më shumë se Spanja e Sllovenia që renditen në pozitat dy dhe tre.

Megjithatë, Kosova tani duhet t’i arkëtojë pikët e plota ndaj Spanjës që t’i afrohet Evropianit, me përballjen që zhvillohet të shtunën.

Lajme të ngjashme