Festa kthehet në tragjedi në Napoli: 1 i vrarë dhe mbi 200 të lënduar gjatë festimeve - NACIONALE

Festa kthehet në tragjedi në Napoli: 1 i vrarë dhe mbi 200 të lënduar gjatë festimeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Festa e titullit në Napoli është shndërruar në tragjedi, pasi një 26-vjeçar është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë festimeve me armë zjarri.

I riu vdiq si pasojë e plagëve të rënda nga arma e zjarrit.

Ai ishte dërguar në Spitalin Cardarelli, ku mori trajtim emergjent, por nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve.

Mijëra tifozë i mbushën rrugët e Napolit të enjten mbrëma për ta festuar titullin në Serie A, i cili ishte i pari në 33 vitet e fundit për Napolin.

Të shtënat me armë ndodhën në Corso Garibaldi afër sheshit Volturno, ku u goditën katër të rinj, njëri prej të cilëve vdiq si pasojë.

Nuk është e qartë nëse ata janë goditur nga plumba qorr nga dikush që ishte duke e festuar titullin në atë mënyrë.

Policia i gjeti shtatë gozhdoja plumbi në vendin e ngjarjes.

Policia tha se gjatë natës pati shumë të lënduar, pasi 203 persona kërkuan ndihmë në qendra të ndryshme mjekësore në qytet.

Prej tyre, katër ishin goditur nga plumbat dhe të tjerët pësuan lëndime të ndryshme aksidentale gjatë festimeve të çmendura.

Futbolli është jetë dhe frymëmarrje në Napoli. I tërë qyteti u stolis në përgatitje për ahengun: flamuj bardhekaltër dhe zbukurime u vendos mbi rrugët e ngushta të qytetit. Ëmbëlsirat, pijet dhe akulloret iu kushtuan lojtarëve.

Këto festime ka 33 vite që përgatiten. Hera e fundit kur Napoli e fitoi titullin në Serie A ishte viti 1990 – kur Diego Maradona i ndjerë ishte kapiten.

Lajme të ngjashme