Nata kur Napoli u shndërrua në aheng epik rrugor - NACIONALE

Nata kur Napoli u shndërrua në aheng epik rrugor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qyteti i Napolit u shndërruan në një aheng epik rrugor.

Rrugët u mbushën me njerëz që këndonin, vallëzonin dhe e përqafonin njëri-tjetrin, derisa fëmijët luanin futboll përreth tyre njerëz u hodhën në shatërvanë nga gëzimi i madh, derisa të tjerët valëvitën flamuj të mëdhenj të Napolit duke i dhënë me guxim skuterëve të tyre.

Arsyeja? Të enjten, Napoli u bë kampion i Italisë.

Sapo gjyqtari i ra pipit për herë të fundit në ndeshjen me Udinesën, me barazimin 1:1 që ishte i mjaftueshëm për Napolit për ta fituar titullin në Serie A, qindra njerëz u mblodhën në sheshe dhe kënduan nga gëzimi.

Ne e kemi një ëndërr në zemrën tonë. Që Napoli të bëhet kampion përsëri”, u dëgjua nëpër qytet, tani ajo ëndërr është përmbushur.

Jam duke qarë. Ky është moment historik”, tha Edoardo Nappa.

Djaloshi 13-vjeçar është pjesë e gjeneratës shumë të re për t’i mbajtur mend ditët e lavdishme të Diego Maradonës – legjendës i cili ia fitoi dy titujt e vetëm Napolit kur ishte kapiten i ekipit.

Futbolli është jetë dhe frymëmarrje në Napoli. I tërë qyteti u stolis në përgatitje për ahengun: flamuj bardhekaltër dhe zbukurime u vendos mbi rrugët e ngushta të qytetit. Ëmbëlsirat, pijet dhe akulloret iu kushtuan lojtarëve.

“Ndiej sikur bota është ndalur këtu”, tha Amelia Bufi, studente universiteti që kishte udhëtuar nga Roma për ta festuar triumfin.

Një aheng i planifikuar për tri dekada

Ky aheng është duke u përgatitur që 33 vite. Hera e fundit kur Napoli e fitoi titullin në Serie A ishte viti 1990 – kur Maradona ishte kapiten.

Ndikimi i argjentinasit ende mund të ndihet në qytet. Fytyra e tij është e vizatuar në dritaret e kafeneve. Një mural gjigant i është kushtuar atij. Dhe një shenjë mbi thotë “Dios” – fjalë spanjolle për zotin.

Për shumë napolitanë, futbolli është pothuajse përvojë fetare.

E tejkalon madje edhe fenë. Çfarë po bëjmë ne këtu është si ritual. Ne po lutemi për Diego Maradonën, sikur ai të ishte i shenjtë. Është çmenduri dhe më pëlqen”, theksoi Bufi.

Maradona, i cili vdiq më 2020, iu dha napolitanëve një ndjesi të madhe të përkatësisë.

Lajme të ngjashme