Festa e golit të fitores i kushton Arsenalit, mund të marrë dënim nga FA-ja
Federata e Futbollit e Anglisë është duke hetuar festën e Arsenalit për golin e shënuar në minutat shtesë nga Reiss Nelson, në fitoren dramatike me përmbysje ndaj Bournemouth 3:2.
Topçinjtë po humbnin me rezultat 2:0, por dy gola të shënuar fillimisht në minutë të 62-të nga Partey e pastaj goli i barazimit nga White në 70-tën sollën shpresë në skuadër, por kulmi arriti në minutën e shtatë shtesë kur Nelson shënoi një gol të mrekullueshëm për të shpërthyer në festë të madhe.

Me t’u shënuar goli, anëtarët e stafit dhe zëvendësuesit vërshuan fushën, për t’iu bashkuar në festë skuadrës.
Por gjyqtari kryesor i takimit, Chris Kavanagh, e përfshiu këtë rast si incident në protokollin zyrtar, i cili më pas u dërgua në FA, dhe tani institucioni më i lartë i futbollit në Angli po merret me rastin.
Lideri aktual i Premierligës ende nuk ka marrë ndonjë vërejtje apo ndonjë indikacion se kanë filluar hetimet nga FA dhe as nuk i është kërkuar të jap ndonjë deklaratë për atë se çfarë ka ndodhur.
.png?format=jpg)
Por kjo ma shumë gjasa të ndodhë, pasi rregullat e FA-së thonë se anëtarët e stafit dhe rezervistët, duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme, dhe nuk duhet të hynë në fushë pa ndonjë arsye të vlefshme, si në rastin e fizioterapeutit kur trajton lojtarët e lënduar.
Arsenali deri më tani në këtë sezon veçse është dënuar nga FA për sjelljen e lojtarëve, për protestat e bëra në ndeshjet ndaj Newcastles dhe Oxford.

Ndeshja e radhës për topçinjtë është në Ligën e Evropës, ku përballet me Sporting Lisbonen në ndeshjen e parë të 1/8 së finales.


