Ylli i Arsenalit: Do të punoja me karrocë, nëse s’do të bëhesha futbollist
Ylli i Arsenalit dhe Anglisë Ben White ka zbuluar se do t’i kishte ndjekur hapat e babait të vet dhe do të bëhej kopshtar, sikur mos të ishte bërë futbollist profesional.
Mbrojtësi anësor, 25 vjeç, i ka bërë 32 paraqitje për topçinjtë këtë sezon, duke i ndihmuar skuadrës së Mikel Artetës të udhëheqë në garë për titull në Premierligë.
Ai është bëri ndër mbrojtësit më të mirë anglez në vitet e fundit.
White nuk ka ngurruar asnjëherë ta pranojë se ka pak interesim për futbollin jashtë karrierës së vet, duke e trajtuar këtë sport thjesht si profesion.
Kur Arsenali nuk ka ndeshje apo stërvitje, White thotë se nuk shikon asnjë ndeshje futbollit për qejf, dhe është i bindur se do të ishte futur në profesionin e kopshtarit, nëse nuk do të ishte bërë futbollist profesionist.
“Mbase do të kisha punuar me babanë tim, sikur të mos isha bërë futbollist. Ai ka qenë kopshtar”, tha thënë White.

Bashkëlojtari i Granit Xhakës tregoi se fëmijërinë e kishte kaluar pa presion për të pasur karrierë në futboll.
“Mendoj se kjo është arsyeja pse unë kurrë nuk jam përballë me presion duke u rritur, sepse do të kisha qenë shumë i lumtur si kopshtar. Sikur mos të isha bërë futbollist, nuk do të kishte qenë problem për mua ta bëja punën që bënte babai im”, shtoi ai.
“Unë kurrë nuk kam shikuar futboll, gjithsesi. Madje edhe tani rrallë herë shikoj futboll”.

