Feronikeli 74 shënon fitore të rëndësishme ndaj Malishevës, Fushë Kosova me një këmbë në Ligën e Parë - NACIONALE

Feronikeli 74 shënon fitore të rëndësishme ndaj Malishevës, Fushë Kosova me një këmbë në Ligën e Parë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 31-të të Superligës së Kosovës, ku Feronikeli 74 ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 2:1 ndaj Malishevës, ndërsa Fushë Kosova ka pësuar humbje 2:0 nga Liria, dhe tani Pampurat janë me një këmbë në Ligën e Parë.

Liria u bë skuadra e parë që u konfirmua si e rënë nga Superliga javën e kaluar, ndërsa edhe Fushë Kosova është rrugës së njëjtë, pasi gjasat janë minimale për të mos thënë që janë pa gjasa, me humbjen e fundit.

Në duelin mes dy skuadrave të fundit, Liria e Prizrenit doli fituese në ndeshjen e zhvilluar në Lipjan.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht Aldi Gjumsi për 1:0 në minutën e tretë, ndërsa për rezultatin përfundimtar u kujdes Ubong Ekpai në minutën e 28-të.

Në pjesën e dytë, Lirisë iu anuluan dy gola nga VAR, me takimin që përfundoi 2:0.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Drenas, Feronikeli mori fitore të madhe ndaj Malishevës, dhe ia rrisin gjasat vetes për mbijetesë.

Pjesa e parë e takimit nuk prdhoi asnjë gol, teksa fundi i ndeshjes ishte shumë interesant.

Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi me golin e Avdylit në minutën e 63-të, por Malisheva pas gjashtë minutash barazoi, me Drilon Hazrlloja që ishte i saktë nga penalltia për 1:1.

Për fitoren e madhe të Feronikelit shënoi Cervadiku 10 minuta pa përfunduar takimi.

Feronikeli 74 me këtë fitore shkon në kuotën e 34 pikëve, aq sa ka Gjilani në një pozitë më lartë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjeterë Malisheva e humb mundësinë për t'u afruar me vendet e para dhe duket se do të jenë të kënaqur me vendin e katërt këtë sezon.

Lajme të ngjashme