Ferdinand: Sancho, Antony dhe Rashford të jenë më shumë si Saka - NACIONALE

Ferdinand: Sancho, Antony dhe Rashford të jenë më shumë si Saka

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka sfiduar dyshen e djajve të kuq, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford që të jenë më shumë si Bukayo Saka i Arsenalit, teksa këtë të fundit e mbështet për të qenë titullar në Kampionatin Botëror në Katar.

Saka ka luajtur një rol kyç në fillimin e shkëlqyer të Arsenalit në sezonin e ri në Premierligë. Topçinjtë janë në krye të tabelës dhe janë katër pikë përpara kampionit në fuqi Manchester City pas 10 ndeshjesh të zhvilluara. Anësori i Arsenalit ka katër gola në tre ndeshjet e tij të fundit, ndërsa Sancho dhe Rashford kanë luftuar për të bërë përshtypje për Djajtë e Kuq në mënyrë të qëndrueshme.

Saka 2022-23

"Në këtë formë, nuk mund të shikosh prapa Sakas në atë pikë të krahut të djathtë," i tha ai podcastit të tij Vibe with Five. “Ai është një anësor që, kur e merr topin sulmon linjën, e kam parë edhe këtë vit disa herë live. Instinkti dhe synimi i tij i parë është të kalojë ty. Ai këtë e bënë kaq mirë edhe me fanellën e kombëtares. Ne [Man United] nuk duket se kemi imagjinatë në ato zona.

Jadon Sancho 2022-23

Për momentin, ne jemi në ato pozicione dhe për fat të keq për ne, lojtarët tanë anësor po largohen nga kjo. Ata nuk po vrasin mbrojtësit e krahut. Ata nuk po i heqin lëkurën. Skuadrat më të mira presin atë moment në një ndeshje, dhe ju mund të merrni vetëm dy ose tre nga ato momente kur ata qëndrojnë në përballë lojtarit të krahut. Saka po e bënë këtë momentalisht më mirë se çdokush tjetër në ligë. Në këtë moment, lojtarët tanë anësor nuk po e bëjnë këtë."

Marcus Rashford 2022-23

Saka duket se do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Anglinë në Kupën e Botës, por nuk ka asnjë garanci që Rashford dhe Sancho do të arrijnë të jenë pjesë e skuadrës së Gareth Southgate. Të dy lojtarët u lanë jashtë përzgjedhjes së fundit të Tre Luanëve për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Italisë dhe Gjermanisë në shtator.

Europa hits and misses: Bukayo Saka bringing his own winning mentality at Arsenal | Football News | Sky Sports

Saka është lojtari i parë që është përfshirë në 50 gola për Arsenalin nën drejtimin e Mikel Artetës në të gjitha garat, duke shënuar 26 dhe duke asistuar 24 që kur spanjolli mori drejtimin e topçinjve.

Dyshja do të rikthehet në aksion për Manchester Unitedin kundër Tottenhamit në Premierligë të mërkurën me fillim nga ora 21:15.

Lajme të ngjashme