Kabashi-Ramaj: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, i ka bërë thirrje Albin Kurtit të mos i keqpërdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet në këtë situatë krize politike.
Në një konferencë për media, ajo kritikoi ashpër Kurtin, i cili sot mori pjesë në ceremoninë së diplomimit të kadetëve të rinj të Shërbimit Korrektues.
“Kemi një situatë të paprecedentë edhe në Presidencë, me pasoja të drejtpërdrejta për zinxhirin kushtetues të komandimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Personi që e mban pozitën e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura e mban atë pozitë kundërligjshëm! Kjo nuk është normalitet. Kjo është krizë institucionale. Dhe pikërisht në këtë moment, Albin Kurti po përpiqet të prodhojë një fotografi të normalitetit. Sot e bëri këtë përmes ceremonisë së diplomimit të kadetëve të rinj të Shërbimit Korrektues. Doli para tyre. Para uniformave. Para kamerave. Dhe u tha: “Kosova ka nevojë për ju dhe pret shumë prej jush. Po, Kurti. Kosova ka nevojë për ta. Por mos i përdorni ata për të krijuar përshtypjen se gjithçka është normale në një shtet, institucionet e të cilit ju vetë po refuzoni t'i funksionalizoni. Mos e përdorni uniformën për të normalizuar krizën”, është shprehur ai.