Ferdinand: Man United dhe Arsenal rivalizojnë, por Man City e fiton titullin
Ish futbollisti Rio Ferdinand pret që Manchester City ta fitojë Premierligën për të katërtin vit radhazi, por që Man United dhe Arsenal do të jenë dy rivalët më të mëdhenj për titull.
“Qytetarët” ka qenë dominues në kampionatin anglez që kur Pep Guardiola arriti në “Etihad Stadium”, duke fituar pesë herë ligën në gjashtë vite, si dhe një herë Ligën e Kampionëve.
Ferdinand frikësohet se City do ta mbrojë titullin e Premierligës, por njëkohësisht thotë se Man United dhe Arsenal do ta sfidojnë klubin për titull.
“Man United dhe Arsenal do të jenë dy rivalët. Nëse ndokush i afrohet Cityt, do të jenë këto dy klube”.
“Mendoj se ende ka një dallim ndërmjet Man Unitedit dhe Cityt, brenda dhe jashtë fushës”.
“Por United po shkon në rrugën e duhur. Mund ta shihni si kanë funksionuar në afatin veror, ka qenë shumë i drejt”.
“Kanë marrë tre lojtarë shumë të mirë që do ta përmirësojnë skuadrën padyshim, ndoshta do të vjen edhe një por duhet të presim dhe të shohim”.
“Arsenal e ka bërë të njëjtën. Kanë qenë super në këtë afat kalimtar. Kanë lojtarë shumë të mirë që jo vetëm do ta përmirësojnë skuadrën por edhe formacionin bazë”.
“Ata do t’i afrohen sërish Man Cityt, por mendoj se askush nuk do t’ia marrë titullin”.
Man City e nis edicionin e Premierligës këtë të premte ndaj skuadrës së sapo promovuar Burnley.
