Pep Guardiola le të hapur mundësinë e rinovimit me Man Cityt - NACIONALE

Pep Guardiola le të hapur mundësinë e rinovimit me Man Cityt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola është i hapur për perspektivën e qëndrimit te Manchester City edhe pas vitit 2025.

Tekniku spanjoll do ta nis sezonin e tetë me “Qytetarët” me objektivin që ta fitojë titullin e katërt radhazi në kampionatin anglez, që s’është arritur asnjëherë më parë.

Por, Guardiola bëri me dije se nuk është e pamundur që ta rinovojë kontratën në fundin e sezonit.

Nënshkrova kontratë për dy vite sepse ndihem rehat dhe asgjë s’ka ndryshuar që kur kemi fituar tripletën”.

Jam i lumtur dhe njerëzit janë të lumtur, bordi dhe drejtuesit sidomos sepse ata vendosin në fund cili trajner t’i drejtojë lojtarët”.

Nëse janë të lumtur, unë jam i lumtur. Dua të mbroj atë që kemi fituar dhe në fundin e sezonit nëse jam i lodhur, do të bisedojmë me klubin ose ta rinovojmë kontratën”.

Guardiola komentoi edhe fazën parapërgatitore, duke shtuar se lojtarët janë psiqikisht të lodhur.

Çdo fazë parapërgatitore është e shkurtër. E di që në fundin e sezonit tjetër do të bëjmë në Kupë të Botës për klube në Amerikë, pra pasi të përfundojmë sezonin dy ose më shumë se tre javë. Kjo nënkupton se pushimi është vetëm dy javë ose 15 ditë”.

Problemi është anën psikike. Janë të lodhur. Shikoni sa lojtarë janë të lënduar në fazën parapërgatitore shkaku i kushteve: Nxehtë, fushat nuk janë shumë të mira sidomos në Amerikë”.

Duhet të adaptohemi, por nuk është normale. Shembull tani çdo ndeshje do të luajmë nga 100 minuta”.

Man City ndeshjen e radhës do ta zhvillojë të dielën në kuadër të “Community Shield”.

Lajme të ngjashme