FC Ballkani rikthehet në "aksion", synon rezultat pozitiv ndaj Sivasspor
Kampioni i Kosovës, FC Ballkani ditën e enjte rikthehet sërish në fushën e gjelbër si mysafir i Sivassporit, në kuadër të xhiros së tretë për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
"Xhebrailat" kanë vetëm një pikë momentalisht, por në të dy ndeshjet zhvilluan lojë të bukur e sonte synojnë të marrin rezultat pozitiv në Turqi.
Para ndeshjes, dje në konferencë për shtyp folën trjaneri Ilir Daja dhe qendërsulmuesi Albion Rrahmani, të cilët ishin optimist dhe konfirmuan objektivat.
"E dimë që nesër do të jetë vështirësia pasi përballë kemi ekipin e Sivarssporit që janë vendas dhe së bashku me Slavia Praha kryesojnë në tabelë. Ne pavarësisht pikëve të fituar, në aspektin e lojës kemi bërë të mira. Ajo që do të jetë vështirësi është mungesat në formacionin e parë, por ana e mirë është që lojtarët që do jenë në formacionin bazë do të kenë fatin të tregojnë vetën ndaj një kundërshtari si Sivasspori".
"Përveç moshës dhe eksperiencës në kampionatin turk, kanë eksperiencë në përballjet e Evropës, ndërsa ne jemi të rinj jo vetëm në moshë, por është hera e parë që marrim pjesë në Ligën e Konferencës. Nesër ndoshta do të kemi një ku eksperienca e lojtarëve do të përballet me energjinë e lojtarëve të mi dhe një përplasje e tillë do të vlerësojë edhe spektaklin në stadium".
"Kemi dy apo tre lojtarë që nuk do të jenë nesër, që janë lojtarë të rëndësishëm në formacionin tonë. Ajo që është e deklaruar është mungesa e Thaqit (Astrit), që është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e kaluar me Slavia Praha. Sigurisht lojtarët vetëm do të motivohen edhe më shumë se në ndeshjet në kampionat", ishte deklarata e trajnerit shqiptar, Ilir Daja.
Ndërkohë, Rrahmani theksoi se e kanë organizuar kundërshtarin dhe duan të kthehen në Kosovë me rezultat pozitiv.
"Është kënaqësi që bëjmë gara në kompeticion. Jemi në rrethin e tretë dhe shpresoj që nesër të dalim me një rezultat pozitiv. Kemi përballë një skuadër si Sivarsspori që ka kualitet dhe pse jo që të mos marrim rezultat pozitiv".
"Patjetër që e kemi organizuar se bashku me trajnerin. I dimë të gjitha pikat e forta dhe të dobëta të tyre, Sivarsspor është një ekip me mjaftë përvojë me lojtarë cilësorë, por ne shkojmë që të japim 100 për qind dhe të marrim rezultat pozitiv, e të mos kthehemi në Kosovë së paku pa një pikë".
Në anën tjetër, kujtojmë se përballja do të nis me fillim nga ora 18:45.