Familja Xhaka po mendon ta padisë Zana Avdiun
Familja e futbollistit shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka, po mendon ta padisë aktivisten feministe Zana Avdiu, pasi ajo e cilësoi sjelljen e tij si të një rrugaçi gjatë fitores së Zvicrës 3:2 kundër Serbisë në Kupën e Botës të premten.
Avdiu e kritikoi Xhakën pse i kapi organet gjenitale kur iu drejtuar bankës serbe dhe i shau ata me nënë gjatë ndeshjes së tensionuar të në Katar.
Ajo shkroi pas ndeshjes: “Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi. Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane!”
I ashpër ndaj Avdiut ishte edhe vetë babai i yllit të Arsenalit Ragip Xhaka, i cili e kërcënoi atë gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Favorit”.
"Ke kujdes shumë për familjen Xhaka që shkruan se do përgjigjesh në çdo mënyrë. Por, pastaj është shumë vonë. Ti nuk e di çfarë do të ndodh", i tha Ragip Xhaka.
Sipas gazetës së përditshme zvicerane Blick, familja Xhaka po mendon ta padisë Avdiun për komentet që i ka bërë ndaj mesfushorit 29-vjeçar.
“Sipas informacioneve tona, familja Xhaka po mendon të ndërmarrë veprime ligjore kundër Zana Avdiut”, shkruan gazeta zvicerane Blick.

