FA shqipton dënimet - Tuchel pezullohet me një ndeshje, Conte dënohet vetëm me para
Përballja mes Chelseas dhe Tottenhamit nuk prodhoi ngjarje dramatike në fushë, por edhe në bankat rezervë. Thomas Tuchel dhe Antonio Conte u përfshin në një përleshje verbale, me të dy këta që janë dënuar me para nga FA, por trajneri gjerman për dallim nga italiani u pezullua me një ndeshje.
Ndeshja në Stamford Bridge përfundoi dramatikisht, me barazim 2:2. Pikën skuadrës së Contes ia dha kapiteni Harry Kane në sekondat e fundit të ndeshjes me një gol me kokë.
Të dy trajnerët u përballen me njëri-tjetrin më shumë se një herë. Fillimisht ishte trajneri i Tottenhamit ai që provokoi pas golin të barazimit të shënuar nga Pierre-Emile Hjojberg, duke u kthyer ka gjermani dhe festuar në mënyrë ironike, teksa nxiti reagimin e këtij të fundit.
Nuk vonoi shumë goli i dytë i Chelseas, të cilin e shënoi Reece James, the Tuchel kaloi në delir, duke festuar si çmendur. Ai vrapoi para syve të Contes duke shkuar te tifozët e skuadrës duke vrapuar.
Fundi i përballjes, dha edhe një tjetër ballafaqim mes trajnerëve. Kur ishte koha që të dy të shtrëngonin duart pas ndeshjes, ata e bënë këtë, Tuchel reagoi keq duke mos i lëshuar dorën dhe këtë e mbrojti me faktin se ai tha që kur shtrëngohen duart, tjetri person duhet të shikojë në sy, dhe këtë trajneri italian nuk e bëri.
Me këtë të fundit, bëri që t’i vihej kapaku, dhe gjyqtari nuk duroi më duke i treguar kartonin e kuq të dy trajnerëve.
TUCHEL VS CONTE: ROUND TWO!!! 🤬🤬 pic.twitter.com/XhWuOU4fwD
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) August 14, 2022
Dënime e Federatës angleze të futbollit
FA ka shqiptuar dënimet ndaj dy trajnerëve, ndonëse ishin më të ashpër me Thomas Tuchel. Por të dy trajnerët e kanë mundësin e apelimit të këtij dënimi.
“Komisioni i pavarur që rregullon çështjen e disiplinës në kampionatin anglez urdhëron sot që Thomas Tuchel të dënohet me 41 mijë euro dhe pezullim një ndeshje, ndërsa Antonio Conte të dënohet me 18 mijë euro, pasi të dy thyen rregullin E3 të FA-së”, thuhet në vendim
Thomas Tuchel and Antonio Conte admitted that their behaviour after the final whistle of the Premier League game between Chelsea FC and Tottenham Hotspur FC on Sunday 14 August 2022 was improper, and both managers requested a paper hearing. ">
“Thomas Tuchel dhe Antonio Conte pranuan se sjellja e tyre pas përfundimit të takimit më 14 gusht ishte e pahijshme dhe të dy trajnerët kanë kërkuar një seancë dëgjimore në letër.”
Vendimi më tutje thotë: “Këto dënime janë subjekt apelimi dhe pezullimi për një ndeshje për Thomas Tuchel nuk është aktiv përkohësisht, deri të dërgohet një arsye me shkrim nga Tuchel te Komisioni pavarur Rregullativ, dhe pastaj dënimet do të vihen në dispozicion në kohën e duhur.”
Reagimet e Tuchelit dhe Contes pas incidentit
Tuchel e komentoi incidentin menjëherë pas takimit, duke thënë: “Janë emocione futbolli. Nuk ka nevojë t’i japim më shumë zjarr. Kur ke një tjetër trajner emocional pranë, kjo ndodhë. Nëse takohemi më vonë, takohemi normalisht, nëse jo, atëherë jo. Le ta lëmë këtë, kjo është një garë mes dy konkurrentëve dhe asgjë e keqe nuk ndodhi.”
Ndërsa Conte nuk e komentoi rastin në fjalë pas ndeshjes, por ai në të nesërmen hodhi një shaka në Instagram.
Ai postoi një foto të festimit të Tuchelit te goli i dytë i skuadrës së tij, dhe e bashkë me të shkruajti: “Je me fat që nuk të pashë, do ta meritoje t’ju rrëzoja”.