Antonio Conte dhe Thomas Tuchel komentojnë incidentin pas ndeshjes - NACIONALE

Antonio Conte dhe Thomas Tuchel komentojnë incidentin pas ndeshjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy trajnerët Antonio Conte dhe Thomas Tuchel kanë komentuar pas incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes Chelsea – Tottenham, me teknikun gjerman që deklaroi se italiani duhet ta shihte në sy kur i zgjati dorën.

Përballja mes Chelseas dhe Tottenhamit ishte një dramë e vërtet me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 2:2.

“Blutë” ishin duke fituar me rezultat 2:1 deri vonë, por që një gol i vonshëm i Harry Kane me kokë bëri që dy skuadrat londineze të ndajnë pikët.

Sidoqoftë, pas ndeshjes ndodhi një incident mes dy trajnerëve, ku u nevojit stafi që të hynte për t’i ndarë.

Sipas Tuchel, problemi kryesor ishte që Conte nuk e shikoi në sy gjatë momentit kur ia zgjati dorën, duke treguar mosrespekt.

"Kur i zgjatë dorën dikujt, duhet ta shikosh në sy. Antonio kishte një mendim tjetër", tha shkurtimisht ai.

Kurse, Conte nga ana tjetër nuk pranoi të flet për incidentin e ndodhur, duke deklaruar se është mes tyre dhe askujt tjetër.

"Nuk dua ta komentoj situatën (me Tuchel), kjo nuk është e rëndësishme. Nëse ka pasur ndonjë problem, është mes meje dhe tij. Është normale të vish këtu dhe të vuash, por në të njëjtën kohë ne krijuam shanse të qëndrojmë në lojë".

Sa i përket ndeshjes, Tuchel nënvizoi se Chelsea meritonte fitoren e plotë pasi dominuan në çdo aspekt, derisa është i mendimit që të dy golat duhet të ishin anuluar.

"Asnjëra nga golat nuk duhet të qëndronte. Vetëm njëra skuadër meritonte fitoren dhe ishim ne. Nuk e di sa faulla teknik kanë bërë Hojbjerg dhe Bentacur sonte".

"Që kur kemi të drejtë të kapësh dike në flokë? Ata shikuan dhe asgjë nuk ndodhi, absolutisht e çmendur". Kishe faull të qartë te Kai Havertz dhe situata vazhdoi. Richarlison ishte në pozitë jashtë loje".

"Dominuam për 90 minuta. Ishim në formë, të uritur, ishte top paraqitje. Më vjen keq për lojtarët e mi që nuk morëm rezultatin që e merituam".

Dy trajnerët u ndëshkuan me kartonë të kuq, prandaj nuk do të jenë në stol për ndeshjet e radhës.

Lajme të ngjashme