Conte tallet me Tuchel: Je fatlum që nuk të pashë, do ta meritonit t'ju rrëzoja - NACIONALE

Conte tallet me Tuchel: Je fatlum që nuk të pashë, do ta meritonit t'ju rrëzoja

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Tottenham Hotspurit, Antonio Conte, i ka hedhur zjarr edhe më tutje problemit me trajnerin e Chelseas, Thomas Tuchel, pas ndeshjes dramatike ndërmjet dy skuadrave të Londrës, me trajnerin italian që pretendon se do ta kishte rrëzuar homologun e tij po ta shihte duke festuar ashtu.

Fillimisht kur Tottenhami barazoi rezultatin në 1:1, ishte gëzimi i Contes dhe provokimi ndaj gjermanit ai që ndezi gjakrat te banka rezervë, e pastaj kur Reece James e kaloi Chelsean në epërsi sërish, Tuchel i gëzuar vrapoi duke kaluar Conten dhe festuar me të gjithë energjinë që kishte, sigurisht për t’ia kthyer borxhin homologut të tij.

Sidoqoftë sfida përfundoi me barazim, pasi që në frymën e fundit të takimit, Harry Kane realizoi një gol me kokë për rezultatin 2:2.

Tallja e Contes me Tuchel në Instagram

Ish-trajneri i Interit dhe Juventusit, ka postuar një foto në Instagram me Tuchelin ku dukej duke festuar, dhe e shoqëroi me fjalët: “Je fatlum që nuk të pashë... Do ta meritonit t'ju rrëzoja”

Antonio Conte Thomas Tuchel trip

Pamjet nga përballjet e Tuchel me Conten gjatë ndeshjes

Dy trajner mjaftë pasionant në fushën e lojës, përleshjen e parë e patën në momentin kur Pierre-Emile Hojbjerg barazoi rezultatin me një goditje të fortë dhe precize, me të kaltrit që pretendonin se kishte një faull më herët gjatë atij aksioni, dhe Tuchel nuk ishte aspak i lumtur që Conte po festonte në drejtim të tij që dukej provokim i pastër.

Dyshja duhej të ndaheshin në paqe pas asaj përleshje të shëmtuar, por kjo nuk ndodhi pasi që ata dy u përballen sërish me të përfunduar takimi.

Kur përfundon ndeshja, zakonisht dy trajnerët kundërshtarë shtrëngojnë duart, por në këtë rast Tuchel refuzoi t’ia lëshojë dorën, duke sugjeruar se trajneri italian duhet ta shikojë në sy kur bëjnë këtë formalitetin e shtrëngimit të duarve.

Ky rast nuk kaloi edhe mirë, pasi dy trajnerët në fund u përjashtuan me karton të kuq, që do të thotë se të dy trajnerët nuk do të jenë në gjendje që ta udhëheqin skuadrën e tyre nga banka në ndeshjen e ardhshme në Premierligë.

Lajme të ngjashme