EURO 2024: Nëntë kombëtare kanë siguruar edhe matematikisht kualifikimin në Kampionatin Evropian, ja cilat janë ato
EURO 2024 do të organizohet në Gjermani dhe nëntë kombëtare deri më tani kanë siguruar një biletë për garën më prestigjioze për shtetet evropiane.
Kampionati Evropian i vitit 2024 do të jetë edicioni i 17 i kësaj gare që nga themelimi i saj, me Gjermaninë që do të jetë nikoqire, e ku kombëtaret më të mira evropiane synojnë një kualifikim në këtë turne.
Në total do të marrin pjesë 24 skuadra, ku cikli kualifikues ka nisur në mars të këtij viti dhe do të përfundojë në nëntor të po këtij viti.
20 kombëtare kualifikohen automatikisht, pra nga dy për secilin grup kualifikues. Nikoqiri merr ftesë automatike, ndërsa mbesin edhe tri vende që vendosen nga play-offi, me skuadrat më mirë të renditura në edicionin 2022/2023 të Ligës së Kombeve, të cilat nuk janë kualifikuar direkt nga grupet kualifikuese.
Përpara se të përfundojë cikli kualifikues, ja cilat janë skuadrat që deri më tani kanë siguruar një vend në Kampionatin Evropian 2024.
Gjermania – Nikoqire
Gjermania u kualifikua në Euro 2024 si vend pritës. Kjo do të jetë paraqitja e tyre e 14-të në Kampionatin Evropian, turne të cilin e kanë fituar tre herë (1972, 1980 dhe 1996), ku do të synojnë t’i japin fund pritjes 28–vjeçare.

Belgjika dhe Austria

Të dy këto kombëtare kanë siguruar kualifikimin në EURO 2024, pasi në grupin F kanë mbledhur nga 16 pikë, që janë të paarritshme për vendet e mëposhtme.]

Franca
Fituese e grupit B në kualifikime, pasi ka fituar të gjitha ndeshjet e deritanishme, duke i lënë pa gjasa matematikore që ta arrijnë kombëtaret tjera.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Portugalia
Gjithashtu edhe Portgualia ka fituar çdo ndeshje të zhvilluar në ciklin kualifikues, pra tetë nga tetë, duke fituar grupin J, për t’u kualifikuar në EURO 2024 të prirë nga Cristiano Ronaldo.

Spanja dhe Skocia

Spanja dhe Skocia kanë siguruar kualifikimin në EURO 2024, pasi renditen të parat në grupin A kualifikues me nga 15 pikë secila, pa gjasa për skuadrat tjera që t’i arrijnë.

Turqia
Turqia nga grupi D ka siguruar tashmë një vend në Kampionatin Evropian, ku pas shtatë ndeshjeve kualifikuese mori pesë fitore, një barazim dhe një humbje.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Anglia
Me fitoren dje ndaj Italisë me përmbysje të rezultatit, Anglia u bë skuadra e nëntë që siguron matematikisht një vend në EURO 2024, ndërsa në këtë grup do të vazhdojë ‘lufta’ mes Italisë dhe Ukrainës për vendin e dytë.
