“Ermal Krasniqi te Lazio është 80 për qind e kryer, ata dërguan edhe ofertë” - NACIONALE

“Ermal Krasniqi te Lazio është 80 për qind e kryer, ata dërguan edhe ofertë”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesa duket sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi është afër të bëjë lëvizjen e madhe te gjiganti italian Lazio, kështu se paku deklaroi ish futbollisti shqiptar Elis Bakaj.

Bakaj që luajti për Dinamon dhe tani punon si agjent thotë se Lazio ka dërguar një ofertë zyrtare dhe që 80 për qind është një marrëveshje e kryer.

Mendoj se është afër, 80 për qind e kryer për kalimin te Lazio. Ata bënë edhe një ofertë, por nuk di më shumë. Kështu më thanë disa miq nga Shqipëria. Djaloshi erdhi dhe largohet pas gjashtë muajve”.

Sa pagoi CFR Cluj për të? 200 mijë euro. Ai ka kualitet, e pamë këtë nga dita e parë. Shpejtësi, driblime, personalitet. Nuk është e lehtë të vish te Cluji me lojtarë me eksperiencë dhe ta bësh atë”, deklaroi Bakaj për "Digi Sport".

Për Krasniqin kishte dhënë lëvdata edhe trajneri Maurizio Sarri, që është kryesori që e do te Lazio.

Pas barazimit 0:0 në kuadër të Ligës së Konferencës, Sarri kishte deklaruar se futbollisti kosovar mund të luajë në çdo ligë të mundshme.

Krasniqi është një lojtar interesant, por kam menduar se është më i ri. Ai mund të luajë në të gjitha ligat e mundshme. Ishte ndeshje e vështirë, qysh mbrëmë e kuptova se me çfarë lojë do të përballemi”, patë deklaruar shkurtimisht ai.

Përndryshe, agjenti Stefano Salvini ka bërë me dije se Krasniqin përpos Lazios e duan edhe Torino dhe Empoli, derisa ka interesim edhe nga La Liga dhe Ligue 1.

Lajme të ngjashme