Erik ten Hag tregon se pse Manchester Unitedi vendosi të rinënshkruajë me Jonny Evansin
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka thënë se Jonny Evans tregon autoritet të madh, duke shpjeguar arsyen se pse djajtë e kuq nënshkruan me 35-vjeçarin një marrëveshje afatshkurtër.
Jo të gjithë tifozët e Manchester Unitedit u gëzuan kur u njoftuan se skuadra ka rinënshkruar me Evans në fillim të kësaj jave. Megjithatë, ai i bëri përshtypje stafit të United në seancat stërvitore pas largimit të tij nga Leicester City në fund të sezonit 2022-23, dhe tani do të ndihmojë djajtë e kuq gjatë para-sezonit. Ten Hag qëndron fort pas lojtarit pasi beson se qendërmbrojtësi veteran, i cili mburret me një "personalitet të madh", mund të ketë një ndikim të madh duke ndihmuar të rinjtë.
"Sigurisht që e di për të për një kohë të gjatë, e di se vendi i tij ishte këtu, ishte në Manchester. Ne e mirëpritëm që të vinte të stërvitej me ne, të punonte në formën fizike të tij dhe më pas thashë jo të gjithë lojtarët janë këtu, ndërkombëtarët ishin ende jashtë në pushim”, tha trajneri i Unitedit për MUTV.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
"Kështu që mendova se ishte një ide e mirë të ndihmonim njëri-tjetrin. Jonny mund të punojë në fitnesin e tij dhe ai mund të na ndihmojë me nivelin [tonë]. Ne e dimë se ai është një lojtar me shumë përvojë, por gjithashtu një person shumë i mirë, personalitet i madh dhe mendoj se ai ka gjithashtu një autoritet të madh dhe mund t'i ndihmojë lojtarët e rinj veçanërisht në momente të tilla, kështu që përfitojnë të gjitha palët."

Reprezentuesi i Irlandës Veriore është rritur në akademinë e Unitedit dhe kaloi nëntë vite në Old Trafford, duke bërë 198 paraqitje duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë një numër të barabartë asistimesh. Në vitin 2015, ai u largua nga Old Trafford për t'u bashkuar me West Bromwich Albion.

Evans u emërua si zëvendësues për miqësoret parasezonale të Unitedit kundër Lyon të mërkurën dhe do të jetë pjesë e turneut të ardhshëm të klubit në Shtetet e Bashkuara. djajtë e kuq do të luajnë një sërë miqësoresh kundër Arsenalit, Wrexham, Real Madrid dhe Borussia Dortmund gjatë kohës së tyre në Amerikë.
