Erik Ten Hag e godet Ronaldon: Sjellja e tij është e papranueshme - NACIONALE

Erik Ten Hag e godet Ronaldon: Sjellja e tij është e papranueshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka thënë se sjellja e Cristiano Ronaldos ishte e papranueshme, me largimin e këtij të fundit nga stadiumi pa përfunduar ndeshja.

Ronaldo u kthye te djajtë e kuq si titullar në ndeshjen në Teatrin e Ëndrrave pas një pushimi të zgjatur, duke luajtur vetëm 45 minutat e pjesës së parë dhe për t’u zëvendësuar me të riun Amad Diallon.

37-vjeçari u fotografua duke u larguar nga stadiumi pa përfunduar ndeshja, dhe ishte raportuar se së bashku me të ishte edhe Diogo Dalot dhe disa lojtarë të tjerë.

Cristiano Ronaldo left Old Trafford early before Manchester United's friendly with Rayo Vallecano had finished

Çfarë thotë Ten Hag për largimin e Ronaldos?

Drejtuesit e Manchester United thuhet se kanë bërë të qartë se nuk kanë asnjë problem me portugezin dhe me kthimin e tij të hershëm në shtëpi pas ndeshjes, por që Ten Hag këmbëngulë se nuk ka pasur lejen e tij për largim.

Trajneri holandez për Viaplay Sport, tha: “Sigurisht që nuk kishte leje, kjo është e papranueshme. Për të gjithë jo vetëm për Ronaldon. Unë iu thashë dhe atyre që kjo sjellje është e papranueshme. Ne jemi një ekip, një skuadër dhe duhet të qëndrojmë deri në fund.”

A do të largohet Ronaldo nga Manchester United?

Goal e ka konfirmuar se Ronaldo në fillim të korrikut kishte informuar skuadrën dhe bordin se ka kërkuar largimin për shkak se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

Skuadrat si Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich ishin më të përfolurat për rrugëtimin e ri të sulmuesit portugez, por e ardhmja e tij ende është në ajër, kur kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në fillim të Premierligës, ku skuadra e tij aktuale zhvillon ndeshjen e parë në udhëtim te Brighton të dielën.

United dhe Ten Hag publikisht kanë thënë se Ronaldo nuk është në shitje, sidoqoftë spekulimet nuk kanë të ndalur dhe është kthyer sërish në diskutim rikthimi në skuadrën e parë profesioniste, Sporting.

Lajme të ngjashme