Eliminohen të gjitha skuadrat e Shqipërisë në kualifikimet për Ligën e Konferencës - NACIONALE

Eliminohen të gjitha skuadrat e Shqipërisë në kualifikimet për Ligën e Konferencës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vllaznia, Laçi dhe Tirana janë eliminuar në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Më herët, që në rreth të parë, ishte eliminuar edhe Partizani.

Paraqitje për turp ato të skuadrave nga Shqipëria në arenë evropiane. Nuk ndodhte që moti që ato të eliminoheshin në fazë kaq të hershme, me kundërshtarë jo shumë të vështirë.

Tifozët e klubeve përkatëse kanë gozhduar trajnerët, lojtarët dhe drejtuesit - për këtë dështim të rëndë.

Pritjet ishin shumë të mëdha veçanërisht për Tiranën, e cila hynte në këto ndeshje me petkun e kampiones në fuqi të Superiores.

Zrinjski demolon dhe eliminon Tiranën

Skuadra boshnjake, Zrinjski, ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e kthimit, me rezultat 3:2 (4:2 rezultati i përgjithshëm).

Në asnjë moment Zrinjski nuk e vuri në dyshim plasmanin në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Paraqitja e Tiranës në 180 minuta ishte thjesht zhgënjyese, duke mos treguar se është e denjë për të kaluar tutje.

Në ndeshjen e sotme golat për vendësit i shënuan Jankovic 25', Ticinovic 36' dhe Cuze 80', kurse për skuadrën kampione të Shqipërisë Ismajlgeci 51' dhe Xhixha 84'.

Mazrekaj nuk mjafton për Laçin

Mentor Mazrekaj i dha shpresa të mëdha kurbinasve, kur shënoi në minutën e 38-të, për ta dërguar në epërsi skuadrën shqiptare me rezultat 1:0.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi në pjesë të dytë. Në këtë pjesëlojë Petrocub përmbysi gjithçka duke shënuar tri gola në harkun e 21 minutave.

Fillimisht, barazimin e siguroi Cotogoi 54'. Ndërkaq, brenda 60 sekonda lojë dy gola të shpejtë i shënoi Ambros 74', 75'.

Krejt në fund, skuadra moldave shënoi edhe golin e katërt dhe të fundit në ndeshje, falë mbrojtësit Cojocaru 90 + 3'.

Me rezultatin 1:4 (1:4 edhe rezultati i përgjithshëm), Laçi u eliminua nga rrethi i dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Vllaznia e pafuqishme kundër U. Craiova

Skuadra rumune, U. Craiova, ka arritur ta mposhtë Vllazninë me rezultat 3:1 (4:1 rezultati i përgjithshëm), duke e eliminuar kësisoj në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Vllaznia meritonte ndoshta diçka më shumë në ndeshjen e parë të luajtur në Shkodër, por u ndal me rezultat 1:1.

Ndeshja e kthimit dha një epilog të rëndë, duke bërë që U. Craiova të fitojë me rezultat 3:0
Golat për rumunët i shënuan Mateiu 58', Silva 62' dhe Gaman 80'.

Lajme të ngjashme