Eksperti i gjuhës së trupit: Pep Guardiola është një njeri i thyer që nuk mund ta rregullojë Man Cityn
Trajneri Pep Guardiola është një njeri i thyer, i cili nuk ka ide se si ta përmirësojë situatën e Manchester Cityt, kështu së paku deklaroi një ekspert i gjuhës së trupit.
Tekniku spanjoll e pranoi se barazimi me Feyenoordin ishte i “vështirë për t’u pranuar” ndërsa shtoi se i kuptoi fishkëllimat në fund.
Frustrimi i Guardiolas ishte i dukshëm duke pasur parasysh numrin e gërvishtjeve të dukshme në fytyrë pas ndeshjes.
Darren Stanton, eksperti i detektorit të gënjeshtrës njerëzore dhe gjuhës së trupit ka frikë se nuk ka rrugë kthimi për Guardiolan.
“Konferenca për media e Guardiolas flet më shumë, tregon se absolutisht është në fundin e durimit. Po e prek kokën, e ngrit kraharorin dhe bën gjeste nga dora te goja”.
“Ai bën një buzëqeshje false dhe flet se çfarë ka skuadra në vend se çka duhet të ndryshojë. Mendoj se nuk ka asnjë ide se si ta rregullojë situatën”.
"Jo-verbalisht po thotë se nuk kanë asnjë problem, që do të thotë se ai nuk mund të hartojë një strategji në vazhdim e cila do t'i japë fund kësaj ecurie të formës”.
“Kur pyetet për prerjet, ai ofron një përgjigje sarkastike dhe kjo përdoret si një devijim. Fakti që ka gërvishtur veten tregon ankth ekstrem dhe mendoj se është sepse mendon se po bën gjithçka siç duhet, por nuk ka funksionuar”.
Ai shtoi: “Pep Guardiola është një njeri i thyer. Ka rreth 20 flamuj të kuq në sjelljen e tij. Ka kombinime të zemërimit, zhgënjimit dhe shkatërrimit.
“Këto janë gjëra normale për të pritur nga dikush në situatën e tij, por ka pasur zhgënjim më parë dhe nuk ka qenë aq i animuar sa ishte kundër Feyenoord”.