Edon Zhegrova nga minuta e parë në përballjen Lyon - Lille për një vend në çerekfinale të Kupës së Francës - NACIONALE

Edon Zhegrova nga minuta e parë në përballjen Lyon - Lille për një vend në çerekfinale të Kupës së Francës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli kosovar, Edon Zhegrova, po kalon nëpër formë jetësore dhe sezonin më të mirë në karrierën e tij. Për këtë flasin edhe statistikat që kanë dhënë një ndikim të jashtëzakonshëm për Lillen dhe për këtë ai sot është vendosur në formacion startues ndaj Lyonit në 1/8 e finales, ku luhet për një vend në çerekfinale.

Zhegrova tregoi vlerën e tij edhe tre ditë më parë kur Lille e mposhti Clermont 4:0, me 24-vjeçarin që shënoi një gol të mrekullueshëm nga më larg se 30 metra dhe padyshim se ai realizim do të garojë për golin më të mirë të sezonit.

Me paraqitjet e tij fantastike, ai ka fituar besimin e trajnerit Paulo Fonseca, ku në 19 paraqitje në Ligue 1, 16 prej tyre ka filluar nga minuta e parë.

Fonseca ka treguar se besonë Zhegrovën, por hiç më larg se sot tha se dëshiron më shumë nga ai, duke ditur kapacitetet e tij se çfarë është në gjendje të bëjë.

“Tani dua të shoh më shumë vazhdimësi. Këtë sezon, paraqitjet e Edonit kanë qenë më të qëndrueshme (në të njëjtin nivel), por dua të shoh më shumë. E di që mund të bëj më shumë, mund të jetë më i qëndrueshëm. Ai e nisi të ndryshojë sezonin e kaluar duke luajtur më shumë për skuadrën, kthehet në mbrojtje gjithashtu dhe po vazhdon këtë rrugëtim”.

Kur kanë mbetur shumë pak minuta për të filluar ndeshja mes Lyon - Lille, Edon Zhegrova u konfirmua nga minuta e parë e takimit.

Kjo ndeshje është e vlefshme për një vend në çerekfinale dhe luhet në vetëm një ndeshje.

Lajme të ngjashme