Eddi Howe bënë historinë, 15 ndeshje pa humbje në drejtimin e Newcastles
Barazimi pa gola i Newcastle Unitedit kundër Crystal Palaces të shtunën e pasdites ishte ndeshja e 15-të e Eddie Howe pa humbje, kështu duke bërë historinë me më së shumti ndeshje që nuk është mposhtur nga trajnerët anglez në Premierligë.
Rekordi i Howe prej 15 ndeshjesh në ligë pa humbje është ecuria më e gjatë pa humbje - në ligën që konsiderohet si më e forta në botë - nga çdo trajner anglez në epokën prej kur elita angleze mori emrin Premierligë.

Në vendin e dytë është ish-trajneri i laraskave, Alan Pardew, i cili grumbulloi 14 ndeshje pa humbje midis majit dhe nëntorit të vitit 2011, ndërsa ish-trajneri i Manchester City, Stuart Pearce grumbulloi 13 ndeshje pa humbje midis prillit dhe shtatorit të vitit 2005.

Rezultati nuk ishte vetëm një moment historik për Howe, por edhe për Newcastlen, pasi rekordi i tyre prej 15 ndeshjesh pa humbje është hera e parë që klubi ka arritur në historinë e tyre të ligës më të fortë. Pavarësisht se barazimi i së shtunës ishte i treti për laraskat në katër ndeshje, mungesa e golave të pësuar çimenton vendin e tyre si skuadra më e mirë në fazën mbrojtëse në ligë, me vetëm 11 gola të pësuar gjatë gjithë sezonit.

Pavarësisht se ishte një mbrëmje historike për Howe dhe Newcastlen, ata do të shpresojnë të kthehen te fitoret kur të udhëtojnë në Southampton në gjysmëfinalen e Carabao Cup të martën për t’u kthyer në shtëpi pas një jave për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit.