E kryer, Thomas Tuchel merr drejtimin e Anglisë
Pas disa ditëve negociata, trajneri Thomas Tuchel do të jetë përzgjedhësi i ri i kombëtares së Anglisë.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se tekniku gjerman ka arritur marrëveshje me Federatën Angleze, ndërsa kontrata është duke u përgatitur.
Tuchel do ta marrë drejtimin e Anglisë qysh në ndeshjet e ardhshme, derisa Lee Carsley është njoftuar se do të largohet.
“E kryer, Thomas Tuchel sapo është pajtuar të bëhet trajneri i ri i Anglisë. Ish trajneri i Chelseas dhe Bayernit është pajtuar me Federatën Angleze, ndërsa kontrata po përgatitet”.
“Lee Carsley do të largohet nga kombëtarja e Anglisë, ndërsa Tuchel do ta zëvendësojë pas bisedimeve në 24 orët e fundit”.
“Kontaktet e para ishin në korrik, me Tuchel që ishte i hapur për këtë lëvizje, ndërsa marrëveshja do të njoftohet së shpejti”, shkroi ai.
Ndërkohë, Federata Angleze thuhet se prioritet e kishte Pep Guardiolan por që ky i fundit refuzoi t’i kthente përgjigje pa përfunduar ky sezon me Man Cityn.