E kryer: Lionel Messi s’kthehet te Barcelona dhe refuzon Al-Hilalin, do t’i bashkohet Inter Miamit - NACIONALE

E kryer: Lionel Messi s’kthehet te Barcelona dhe refuzon Al-Hilalin, do t’i bashkohet Inter Miamit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda argjentinase Lionel Messi do t’i bashkohet Inter Miamit pas largimit nga kampioni i Francës, Paris Saint-Germain.

35-vjeçari ka refuzuar ofertën prej 1 miliardë euro në dy vite nga klubi arab Al-Hilal, për të shkuar në Amerikë.

Siç raporton “BBC”, marrëveshja me Miamin përfshin edhe disa marrëveshje me disa brende të njohura si Adidas dhe Apple.

Messi thuhet se gjithashtu tani e ka refuzuar edhe një rikthim te Barcelona, pasi s’ka qenë plotësisht i bindur nga oferta e klubit meqenëse ende nuk i është garantuar regjistrimi në La Liga.

Dëshira e Messit ishte qëndrimi në Evropë për një tjetër sezon, por pasi s’mori ofertën që donte vendosi ta zgjedhë Inter Miamin para Al-Hilalit.

Ndër arsyet kryesore që e bindi Messin për kalimin në Amerikë para Arabisë Saudite, ishin arsyet si jetesa dhe kjo marrëveshje me brendet e mëdha që vazhdon përtej futbollit.

Përpos kësaj, Messi ka edhe një shtëpi në Miami të cilën momentalisht e ka të lëshuar me qera.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe gazetari i besueshëm spanjoll Gerard Romero që së fundmi tha “Leo Messi nuk do të rikthehet te Barcelona. Ka përfunduar”.

Lajme të ngjashme