E kryer: Do të fitojë 500 mijë euro në vit, Ylber Ramadani kalon te Lecce - NACIONALE

E kryer: Do të fitojë 500 mijë euro në vit, Ylber Ramadani kalon te Lecce

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori shqiptar Ylber Ramadani ka bërë hapin e madh në karrierë, duke kompletuar kalimin te skuadra italiane Lecce.

Klubi skocez Aberdeen e ka pranuar ofertën prej 1.2 milionë eurove nga italianët, andaj një transferim është kryer me vetëm testet mjekësore që kanë mbetur ‘peng’ para zyrtarzimit.

The Press and Journal” raporton se oferta e Lecce ishte rreth 1.2 milionë funte përfshirë bonuset, gjë që e ka bindur Aberdeen.

Ramadani këtë të enjte pritet të udhëtojë në Itali për t’i kryer testet mjekësore.

Shqiptari edicionin e kaluar ishte fantastik duke zhvilluar 44 paraqitje, gjë që e bindi Lecce për të bërë një investim të tillë.

Raporti shton se edhe skuadra tjetër italiane Hellas Verona kishte interesim për Ramadanin, mirëpo që Lecce u treguan më të shpejtë duke e kompletuar blerjen.

Përndryshe, “Supersport” raporton se ish ylli i Partizanit tani do të fitojë rreth 500 mijë euro në vit, ndërsa do të nënshkruajë për tre vitet në vijim.

Kujtojmë, Ramadani karrierën e kishte nisur te skuadra kosovare Ferizaj, pastaj kaloi te skuadrat si Prishtina, Drita, Partizani, Velje (Danimarkë) dhe MTK (Hungari) para se t’i bashkohej Aberdeenit.

Lajme të ngjashme