E kryer, Chelsea konfirmon blerjen e kartonit të portierit Gabriel Slonina
Chelsea ka zyrtarizuar afrimin e portierit 18-vjeç, Gabriel Slonina. Ai do të jetë zgjedhja e dytë e portës për skuadrën e Tuchel.
Nga Chicago te Chelsea. Portieri 18-vjeç, Gabriel Slonina, do ta hapë një kapitull të ri në karrierën e tij si profesionist në futboll.
Për të janë hapur dyert e Chelseat, klub i cili ka shfaqur me këmbëngulje dëshirën e tij për ta angazhuar portierin amerikan.
Marrëveshja është arritur që në fundjavën që lëmë pas, ndërkaq procedurat burokratike dhe teknike janë mbyllur me sukses gjatë orëve të fundit.
Zyrtarizimi te Chelsea
Klubi londinez ka konfirmuar me anë të një kumtese për shtyp se ka angazhuar portierin Gabriel Slonina nga Chicago.
Ashtu siç ishte raportuar gjatë javës së kaluar, portierit amerikan do t'i jepet mundësia që ta përfundojë kampionatin amerikan me fanellën e Chicago deri në përfundim të këtij viti kalendarik.
Gabriel Slonina has completed a permanent transfer to Chelsea! ✍️
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 2, 2022
The 18-year-old joins from Chicago Fire where he will return on loan to complete their season before moving to London at the start of 2023.
Më pastaj, nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ai do t'i bashkohet Chelseat, për të qenë pjesë e tij në pjesën e dytë të sezonit.
Lëvizja e 18-vjeçarit bën që Chelsea të aktivizohet edhe më shumë, në mënyrë që t'ia gjejë një ambientim të ri portierit spanjoll, Kepa, i cili duket që është çdoherë e më i margjinalizuar në skemat e skuadrës së Tuchel.
Shifrat e ujdisë
Kartoni i Gabriel Slonina i ka kushtuar Chelseat rreth 15 milionë euro. 18-vjeçari ka rënë në sytë e skautëve të Chelseat, për shkak të asaj çfarë ka dëshmuar në futbollin amerikan, gjegjësisht me fanellën e Chicagos.
Kësisoj, pasi portieri amerikan i ka kaluar me sukses testet mjekësore, Chelsea ka vendosur që të nënshkruajë kontratë afatgjate me të.
Kjo do të jetë një sfidë e re për të, meqë deri më tani ka qenë pjesë e kampionatit në MLS, që dallon gjithçka nga ai i Premierligës, ku niveli është shkallë e shkallë më lart.

