Kepa do pranonte shkurtim të pagës për një kalim në Napoli
Portieri i Chelseas, Kepa Arrizabalaga, është shprehur se ka skuadër favorite Napolin, dhe do pranonte edhe ulje rroge nëse do të dërgohej në huazim, vetëm e vetëm që të paraqitjet rregullisht pasi që në Chelsea ka mungesë të dukshme të paraqitjeve.
Napolitanët janë në kërkim të një portieri me emër të madh, i cili mund të jetë si mbështetje për portierin e ri Alex Meret ose edhe ka mundësi që të jetë edhe titullar duke i zënë vendin ashtu siç bëri shumë herë gjatë sezoneve të kaluara, Davide Ospina.
Keylor Navas ishte një opsion i mundshëm për Napolin, pasi që Paris Saint-Germain e konfirmoi se zgjedhja e parë në portë për këtë sezon do të jetë, portieri italian , Gianluigi Donnarumma.
Sipas CalcioMercatos, Kepa është tashmë objektivi favorit, pasi spanjolli ka pranuar edhe ta shkurtojë rrogën e tij, vetëm e vetëm që të paraqitej rregullisht në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Rroga e tij momentale është nëntë milionë euro, dhe në rast se Chelsea mbulon gjysmën e pagës gjatë kohës së huazimit, ai sërish duhet të pajtohet për shkurtim edhe më tutje të rrogës.
Siç raportohet Napoli është e gatshme të paguaj jo më shumë se tre milionë euro për sezon për 27-vjeçarin e përfaqësueses së Kombëtares spanjolle.

Kepa arriti në Chelsea në gusht të vitit 2018, duke thyer të gjitha rekordet për transferimin më të shtrenjtë ndonjëherë për një portier.
Ai erdhi nga Athletic Bilbao për 80 milionë euro, dhe nënshkroi një kontratë afatgjate me skuadrën londineze, që e mbanë atë në Stamford Bridge deri në vitin 2025.
Ai deri më tani numëron 123 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat, duke pësuar 130 gola apo 1,05 gola për ndeshje dhe gjithashtu numëron 47 ndeshje ku nuk ka pësuar gol, ndërsa vetëm në Premierligë është paraqitur në 79 ndeshje, ku në 32 % të ndeshjeve mbajti golin të pastër ndërsa pranoi 96 gola.
Forma e tij e luhatshme një sezon para se të arrinte Edouard Mendy, si dhe arritja e këtij të fundit bënë që ai ta humbiste vendin e titullarit, për t’u paraqitur vetëm disa herë pastaj në ndeshje kupe apo kur lëndohej senegalezi.
Il #Napoli aspetta Keylor #Navas ma prepara l'assalto a #Kepa: la strategia sugli ingaggi. E #Meret può partire... [di @giovanniannun] https://t.co/AyGSRyWY0I
— calciomercato.com (@cmdotcom) July 29, 2022
