Cristiano Ronaldo i vetofrohet Napolit
Jorge Mendes ia ka ofruar Cristiano Ronaldon Napolin, në përpjekje për ta larguar superyllin portugez nga Manchester Unitedi.
Ronaldo u rikthye në Manchester United të martën me bashkë me menaxherin e vet Jorge Mendes dhe e njoftoi përsëri klubin se dëshiron të heqë dorë nga marrëveshja me të, në mënyrë që të jetë i lirë t’i bashkohet një ekipi që luan në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.
Unitedi ka këmbëngulur se ai nuk është në shitje dhe është pjesë e planeve të rëndësishme të trajnerit të ri Erik ten Hag.
Por gazeta spanjolle AS raporton se Mendesi ia ka ofruar Ronaldon disa klubeve evropiane, përfshirë Napolit së fundmi.
Ronaldo dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve patjetër dhe ka kohë rreth një muaj për ta arritur synimin para se të nisë sezoni i ri 2022/23.

Megjithatë, mundësitë e tij janë kufizuar dukshëm, duke qenë se një numër i madh i gjigantëve evropianë nuk kanë dashur të nënshkruajë me 37-vjeçarin.
Manchester Unitedi do të ishte i gatshëm ta lejonte atë të largohet në huazim, por pengesa më e madhe tani për tani është paga e tij, e cila do të ishte hiç më pak se 8 milionë euro në sezon.
Derisa një marrëveshje në këtë kohë duket vështirë e arritshme, dështimi i Napolit për të nënshkruar me Paulo Dybalan nënkupton se kubi ka disa resurse në dispozicion.
Ronaldo nuk është i bindur nga projekti i Unitedit dhe, përveç mungesës në Ligën e Kampionëve, ai ka dyshime serioze se djajtë e kuq mund të luftojnë për ndonjë trofe sezonin e ardhshëm, prandaj është i vendosur të largohet.
Në aspektin personal, Ronaldo kishte sezon të mirë në Old Trafford sezonin e kaluar, por kjo nuk i ndihmoi Unitedit ta fitojë ndonjë trofe apo ta përfundojë sezonin më lart se vendi i gjashtë në Premierligë.
Ai u zgjodh në ekipin e sezonit të kaluar në Premierligë, falë 18 golave në 30 paraqitje për djajtë e kuq.

