“E doja djaloshin e vogël" - Casemiro thotë se Scholes ishte lojtari i preferuar te Man Utd
Mesfushori më i ri i Manchester United, Casemiro, ka emëruar legjendën e djajve të kuq Paul Scholes si lojtarin e tij të preferuar të gjitha kohërave në Manchester, madje duke e quajtur me emër të lezetshëm ‘djalosh i vogël’.
Njeriu 80 milionë eurove i Unitedit shprehu admirimin e tij ndaj Scholes në intervistën e tij të parë brenda klubit. Casemiro thotë se mesfushori anglez sfidoi shtatin e tij të vogël me një stil agresiv të lojës që e bëri atë një makth për kundërshtarët.
“Pra, sa i përket idhujve në këtë pozicion [mesfushë] idhulli im në rritje ishte gjithmonë [Zinedine] Zidane, [por] këtu në Manchester United ishte gjithmonë Paul Scholes”, tha braziliani për Manchester United TV.
“Djaloshi i vogël [Scholes] ishte shumë i mirë dhe ajo që më pëlqente tek ai kur luante ishte se ai ishte i vogël, por ai u tregua i fortë dhe i drejtë.”

Casemiro konsiderohet të jetë një nga mesfushorët më të mirë mbrojtës në Evropë, pasi ka luajtur një rol kyç në periudhën më të suksesshme në historinë e famshme të Madridit. Ai ndan të njëjtën aftësi që e bëri Scholes të preferuarin e tifozëve dhe do të shpresojë të ketë një ndikim të ngjashëm në një skuadër të dëshpëruar të United me një cilësi shtesë në mesfushë.
Trajneri i United, Erik ten Hag mirëpriti Casemiro në stërvitje për herë të parë të mërkurën, dhe ai mund të jetë në linjë për të bërë debutimin e tij kundër Southampton në Saintt Marys këtë fundjavë.
United edhe pse e filloi kampionatin tmerrësisht dobët duke pësuar humbje në dy ndeshjet e para, madje në ndeshjen e dytë u turpëruan nga Brentford me rezultat 4:0, skuadra e trajnerit holandez e filloi këndelljen këtë të hëne duke e mposhtur Liverpoolin si vendas me rezultat 2:1.

Në këtë ndeshje i pranishëm në tribuna ishte mesfushori brazilian, i cili për shkaqe burokracie nuk arriti të ishte i grumbulluar në skuadër.
Varane pas kësaj ndeshje tha se Casemiro edhe pse nuk është paraqitur, e ka arritur fitoren e parë për Manchester Unitedin.
“I di kualitetet e tij në perfeksion. Ai mund të sjellë balancë në skuadër dhe mentalitetin e tij.”
“Ai është një luftëtar, kështu që mendoj se ai do ta shijojë futbollin anglez. Ishte një natë e mirë për të ta takojë Old Traffordin në atë atmosferë që ishte e mahnitshme, dhe ai na sjelli fitoren, kështu që është mirë, fitorja e parë me Manchester Unitedin për të”, thotë për fund ish-mbrojtësi i Real Madridit.

