Varane: Casemiro tashmë ka fituar ndeshjen e parë me Manchester Unitedin - NACIONALE

Varane: Casemiro tashmë ka fituar ndeshjen e parë me Manchester Unitedin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Raphael Varane, thotë se Casemiro ka marrë fitoren e parë me djajtë e kuq, pasi ky i fundit si nënshkrimi më i ri i skuadrës ishte në tribuna gjatë ndeshjes ku fituan ndaj Liverpoolit të hënën në mbrëmje.

Mesfushori brazilian kompletoi kalimin e tij nga Real Madridi për 80 milionë euro, në ditën e ndeshjes dhe bëri një kalim në stadiumin Old Trafford përpara tifozëve, përpara se skuadra e Erik ten Hag të prodhojë paraqitjen më të mirë këtë sezon nën urdhrat e tij.

Manchester United : le message de bienvenue de Varane à Casemiro après l'annonce de son transfert !

Varane që ka fituar pesë Liga të Kampionëve pranë Casemiros në Madrid, tha: “I di kualitetet e tij në perfeksion. Ai mund të sjellë balancë në skuadër dhe mentalitetin e tij.”

“Ai është një luftëtar, kështu që mendoj se ai do ta shijojë futbollin anglez. Ishte një natë e mirë për të ta takojë Old Traffordin në atë atmosferë që ishte e mahnitshme, dhe ai na sjelli fitoren, kështu që është mirë, fitorja e parë me Manchester Unitedin për të”, thotë për fund ish-mbrojtësi i Real Madridit.

Trajneri holandez në krye të Unitedit ka qenë në kërkim të vazhdueshëm të një mesfushori që është i klasit botëror, duke shpenzuar kohën në të gjithë afatin kalimtar veror pas Frenkie de Jong. Ai e përshkroi mesfushorin 30-vjeçar si fitues, i cili do të jetë bazë e fortë e skuadrës së tij në mesfushë dhe nënshkrimi i tij ashtu si edhe fitorja, sjellë një ambient më të ngrohtë në klub.

Erik ten Hag Manchester United 2022-23 Liverpool

Ten Hag nuk ka përfunduar akoma afatin kalimtar. Pavarësisht se ende janë pas De Jong, ai e dëshiron në skuadër një sulmues dhe një mbrojtës i krahut të djathtë. Anësori sulmues i Ajaxit, Antony, mbetet synimi kryesor në sulm.

Ndeshja e radhës e Manchester Unitedit është kundër Southamptonit, më 27 gusht. Aty pritet që të vijë edhe debutimi i Casemiros me skuadrën, nëse gjithçka shkon mirë me pjesët burokratike, që kanë të bëjnë më shumë me dokumentacionin dhe lejen e qëndrimit.

Lajme të ngjashme