E dhimbshme: Futbollisti grek gjendet i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij - NACIONALE

E dhimbshme: Futbollisti grek gjendet i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi George Baldock raportohet se është gjendur i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij në Gylfada, pra afër Athinës.

Mediat greke po raportojnë se policia po kryen hetimet, ngase deri më tani shkaqet e vdekjes mbeten të panjohura.

Baldock ka bërë karrierë edhe në Angli, ku ishte pjesë e Sheffield Unitedit. Përndryshe së fundmi ishte pjesë e gjigantit grek Panathinakos.

31-vjeçari përndryshe ka zhvilluar edhe 12 paraqitje për kombëtaren e Greqisë.

Lajme të ngjashme