E ardhmja e Mount larg Chelseas, anglezi ndryshon edhe agjentin
Mesfushori Mason Mount mund të largohet nga Chelsea këtë verë dhe veprimi i fundit duke emëruar një agjent të ri, veçse i ka shtuar spekulimet.
Që Mount të largohet nga Chelsea këtë verë probabiliteti është i lartë, edhe pse negociatat vazhdojnë, me trajnerin Graham Potter që e ka përshkruar se fundmi si një situatë të “ndërlikuar”.
Anglezi është në muajt e fundit të kontratës së tij dhe kjo i jep një shtyrje “Bluve” ta shesin këtë verë, në mënyrë që mos ta humbin atë falas në 2024.
Mount u ftua për dy ndeshjet e Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024” ndaj Italisë dhe Ukrainës, por do të mungojë shkaku i një problemi me organet urinore, që e ka lënë atë jashtë fushës që disa javë.
Blutë luajnë edhe një ndeshje të fundit para pushimit ndërkombëtarë të shtunën ndaj Evertonit. Pas këtij pushimi dy javorësh, Mount pritet të rikuperohet nga lëndimi i fundit.
Ndërkohë, sa i përket së ardhmes së tij deri më tani Liverpool dhe Newcastle Unitedi janë parë si destinacionet e mundshme, por momentalisht s’ka asgjë konkrete.