Duka: Jam pro kthimit të basteve sportive, turp që na ka kaluar Kosova - NACIONALE

Duka: Jam pro kthimit të basteve sportive, turp që na ka kaluar Kosova

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, sot në një mbledhje të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së këtij të fundit, u shpreh i ashpër me vetën dhe federatën që udhëheq, duke thënë se është turp që Kosova në kaq pak vite ta kalojë Shqipërinë në rënditje, gjithashtu u shpreh edhe pro basteve sportive.

“Më behet qejfi kur Rama tha që ministrja ka kaluar në krahun tonë për rikthimin e basteve, sepse ka qenë skeptike. Unë kur e kam propozuar nuk kemi bërë shpikje. Kemi parë që bastet sportive luhen në gjithë botën. Nuk po themi që të bëjmë një gjë që nuk ekziston.

Ne themi që ato që luhen le të luhen në mënyrë të ligjshme, në një farë mënyrë liron edhe ministrinë e brendshme sepse nuk do rrijë të merret, sepse çdo aktivitet e paligjshëm krijon edhe kriminalitet dhe ka shpenzime më shumë për buxhetin e shtetit.

Nuk është se kemi menduar shumë për gjera të tjera, por si një burim financimi për sportin.

Do ti përdorim paratë për infrastrukturën sportive.

Turp për mua dhe për gjithë komunitetin, Kosova për 3 vjet na kaluar në 10 vende. Ka bërë ligjin e sponsorizimeve dhe na ka kaluar. Përveç basteve duhen riparë një shtrat i tërë ligjor”, theksoi ndër të tjera Duka.

Kujtojmë se shteti shqiptar ka ndjekur një politikë mjaftë rigoroze, duke dënuar ashpër ata që merren me lojëra fati, dhe këtë e ka bërë përmes ligjit që nga 1 janar i vitit 2018.

Duka vazhdimisht ka qenë pro basteve sportive, duke thënë se që nga ndalja e tyre ka krijuar vështirësi të mëdha në futbollin shqiptar, por sa është i drejt ky krahasim me Kosovën?

Për dijeni edhe Kosova i ndalon lojërat e fatit njëlloj si Shqipëria dhe lejon vetëm Lotarinë e Kosovës e cila nuk e përbën pjesën e basteve sportive. Pra një krahasim jo i drejtë.

Ligji i sponsorizimeve po aplikohet tash e disa vite në Kosovë, dhe është një nga arsyet pse sporti në Kosovë është rritur financiarisht në masë të madhe, por edhe Shqipëria ka mundur ta bëjë një gjë të tillë dhe jo të krahasohen dy shtete në situata të ndryshme.

Renditja për sezonin 2020/21

Renditja për sezonin 2021/22

Renditja e UEFA-s tregon se Superliga e Kosovës radhitet më lartë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi dhe për dallim nga viti i kaluar Superliga e Kosovës ka shënuar ngritje për nëntë pozita dhe gjendet në pozitën e 39-të.

Lajme të ngjashme