Drejtori i Napolit: Kishim marrëveshje për Karim Adeyemin, Garnahco kërkonte pagë të madhe
Drejtori i Napolit Manna ka konfirmuar se kishin arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për Karim Adeyemin, mirëpo ky i fundit refuzoi kalimin te skuadra italiane.
Adeyemi u pa si pasuesi i Khvicha Kvarastkhelias, i cili kaloi te PG-ja, por marrëveshja nuk u realizua.
Manna së fundmi ka zbuluar disa prapaskena, ku shtoi se Adeyemi e refuzoi Napolin dhe që ka një marrëveshje me një klub tjetër për verë.
“Mund të konfirmoj se kemi pasur marrëveshje në parim me Borussia Dortmundin për Adeyemin”.
“U takova gjithashtu me Karim në Gjermani, por marrëveshja dështoi sepse ai nuk donte të na bashkohet”.
“Lexova sot se ai tashmë është pajtuar që t’i bashkohet një klubi për korrik... mirë për të”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Manna konfirmoi edhe se marrëveshja me Alejandro Garnachon dështoi vetëm shkaku se argjentinasi kërkoi pagë të lartë.
“Bëmë një ofertë të rëndësishme te Manchester United për Garnachon. Vërtetë e donim”.
“Nuk ishim në gjendje për të arritur marrëveshje personale me Alejandron, ai kërkoi pagë të rëndësishme për t’u larguar në janar dhe ne duhet të respektojmë lojtarët tanë”, shtoi Manna.