Dominim total i Ballkanit ndaj Viktoria Plzen, pa gola në 45 minutat e para në Air Albania - NACIONALE

Dominim total i Ballkanit ndaj Viktoria Plzen, pa gola në 45 minutat e para në Air Albania

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Përkundër se dominoi në tërësi pjesën e parë, Kampioni i Kosovës, Ballkani, pjesa e parë ka përfunduar 0:0 kundër Viktoria Plzen në Air Albania.

Rastet më të mira në ndeshje i kishte skuadra e Ilir Dajës, me një nga më të dalluarat që ishte goditja e Karricës që u ndal nga portieri mysafir.

Rast tjetër i mirë ishte edhe goditja nga Nazmi Gripshi, që kaloi fare pranë portës, ndërsa një pritje tjetër u bë nga portieri kur Edvin Kuc tentoi.

Në anën tjetër, Enea Koliçi ishte në gjendje të intervenonte në dy raste, për ta mbajtur portën e paprekur, në ato pak dalje të Viktoria Plzen në sulm.

Pjesa e parë kështu mbyllet pa golla, ku 'Xhebrailat' në 45 minutat e dyta do ta tentojnë fitoren, për ta rrëmbyer vendin e dytë në grup.

Lajme të ngjashme