“Do të ishte magjike”, Trossard insiston se Arsenali mund ta fitojë Ligën e Kampionëve - NACIONALE

“Do të ishte magjike”, Trossard insiston se Arsenali mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

1 javë më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Leandro Trossard beson se Arsenali ka kualitetin për ta fituar Ligën e Kampionëve, por fillimisht duhet të kualifikohen.

“Topçinjtë” renditen në pozitën e pestë në tabelë pas gjashtë ndeshjeve, si një nga shtatë skuadrat me 13 pikë të fituara.

Me një fitore ndaj Dinamo Zagreb të mërkurën, skuadra londineze do t’i afrohej shumë kualifikimit direkt për 1/8 e finales.

Ndërsa, Trossard beson se skuadra është në gjendje për të shkuar deri në fund, pra për ta fituar kompeticionin më të rëndësishëm.

“Si fëmijë e ke ëndërr ta fitosh Ligën e Kampionëve. Liga e Kampionëve është kompeticioni më i madh dhe do të ishte magjike për ta fituar”.

“Është kompeticioni i vështirë, por besoj se mund t’ia dalim me këtë skuadër dhe lojtarë”.

Me paraqitjen ndaj Dinamos, Trossard do të bëjë paraqitjen e 10-të për Arsenalin, që kur iu bashkua nga Brightoni më 2023.

“Jam shumë i lumtur, është moment i shkëlqyer dhe jam i gëzuar që kam arritur këtu (100 paraqitje)”.

“Kënaqësi që jam në këtë klub të rëndësishëm. Të gjithë lojtarët janë njerëz të mirë dhe më pëlqen që jam këtu. Kemi atmosferë të mirë. Sigurisht, kur nuk fiton ndeshje është ndryshe. Por, të gjithë provojnë të ndihmojnë”.

Përballja mes Arsenalit dhe Dinamos do të nis me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme