Djokovic pas fitores së parë në French Open thotë se Kosova është zemra e Serbisë - NACIONALE

Djokovic pas fitores së parë në French Open thotë se Kosova është zemra e Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tenisti serb, Novak Djokovic, ka treguar edhe një herë se sa nacionalist është. Ai pasi fitoi ndeshjen e parë në turneun e madh të French Open, iu drejtua kamerës duke shkruar një fjali, ku thuhej se Kosova është zemra e Serbisë dhe bënte thirrje për ndalje dhune.

Numri tre i botës e filloi turneun në mënyrë të mirë, duke mposhtur amerikanin Aleksander Kovacevic, 3:0 në sete apo 6:3, 6:2 dhe 7:6.

Me të përfunduar përballja, ai bëri atë që di të bëjë më së miri, pra thirrjet nacionaliste që kanë për qëllim nxitje të urrejtjes.

Në mesazhin e tij të shkruar në ekranin e kamerës kryesore, thuhej: “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaloni dhunën,” dukej qartë se aludonte në gjendjen aktuale në veriun e Kosovës, ku situata nuk është aspak e qetë.

Djokovic, një nga tenistët më të suksesshëm në historinë e ‘Sportit të Bardhë’ vazhdimisht ka përcjellë mesazhe politike kundrejt Kosovës, duke nxitur jo shumë pak reagime, madje së fundmi tha se do të vijë në Kosovë për të pagëzuar fëmijët.

Me tërheqjen e Rafael Nadal nga French Open, tenisti serb do ta ketë më të lehtë rrugën drejt triumfit, teksa ndeshjen e radhës e zhvillon pas dy ditësh kundër hungarezit, Marton Fucsovis.

Lajme të ngjashme