“Pa vaksinë nuk mund të hysh” – Ministri Çeku i kundërpërgjigjet Djokovicit që tha se dëshiron të kthehet në Kosovë - NACIONALE

“Pa vaksinë nuk mund të hysh” – Ministri Çeku i kundërpërgjigjet Djokovicit që tha se dëshiron të kthehet në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i ka reaguar tenistit serb, Novak Djokovic, duke i thënë se pa vaksinë nuk mund të hysh në Kosovë, me serbin që tha se dëshiron të kthehet për t’i pagëzuar fëmijët kosovar.

Djokovic, i cili pasi Kosova e shpalli pavarësinë më 2008 doli me një mesazh kundërshtues duke e quajtur Kosovën Serbi, vazhdon të mbajë qëndrim të njëjtë edhe 15 vite pas.

“Dua ta shkoj në Kosovë me bashkëshorten time Jelena, për t’i pagëzuar fëmijët tanë, Stefanin tetëvjeçar dhe Tarën pesëvjeçare. E di se kjo temë është shumë e ndjeshme”, tha Djokovici për mediat italiane, ku po merr pjesë në masterin Roma Open.

Ministri Çeku reagoi në rrjetin social në Twitter duke shkruar: “Pa vaksinë nuk mund të hysh.”

Djokovic, babai i të cilit u lind në Zveçan, njihet si mohues i krimeve serbe në Bosnje dhe Kosovë dhe ka qenë kundërshtar i zëshëm i pavarësisë së Kosovës.

"Ende ka konflikt, vetëm se jo me armë tani, por tensionet ndihen. Nuk dua të përfshihem në politikë, por Kosova është në zemrën e çdo serbi, është qendra e identitetit, kulturës, traditës dhe fesë sonë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme