Djali i Zidanes në skuadrën e Real Madridit për përballjen ndaj Napolit, tetë mungesa të mëdha për Mbretërit
Djali i legjendës Zinedine Zidane, Theo, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Real Madridit, për përballjen e sotme të Mbretërve në Ligë të Kampionëve ndaj Napolit, në kuadër të xhiros së pestë të grupeve.
Tetë mungesa të mëdha, përfshirë tre mesfushorë, kanë bërë që Carlo Ancelotti ta ftojë djalin e legjendës, ku ka shumë mundësi të debutojë, pasi i njëjti ka luajtur vetëm për skuadrën rezervë në dy vitet e fundit.
📋✅ ¡Nuestros convocados para el partido 🆚 @sscnapoli!#UCL pic.twitter.com/iiPYmd4Tlb
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 28, 2023
Zidane nuk është i vetmi lojtar me perspektivë në akademi që ka marrë një thirrje për përballjen e së mërkurës. Mario Marin, Zico Paz, Fran Gonzalez dhe Lucas Canizares - djali i ish-portierit të Blancos Santiago - janë përfshirë gjithashtu në skuadrën prej 21 lojtarësh të Ancelottit për vizitën e Napolit në Santiago Bernabeu.
Ancelotti tregoi besimin e tij te kontingjenti i të rinjve në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së së mërkurës. “Flitet shumë për grupin që nuk luan dhe tani duhet të përfitojmë prej tyre. Ata kanë kontribuar për aq pak që kanë luajtur, Nico dhe Gonzalo. Mario Martin është në skuadër, Theo Zidane mund të jetë atje. Kam shumë besim në të. Puna e Raulit është fantastike. Më duhet t'u jap përparësi atyre që kanë luajtur më pak, si Brahim, Lucas Vazquez apo Fran Garcia. Jam i qetë sepse lojtarët e rinj janë gati për të luajtur."
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
21-vjeçari do të shpresojë të përfshihet të mërkurën ku Real Madridi do të presë Napolin. Los Blancos tashmë kanë vulosur vendin e tyre në fazat e eliminimit, sigurisht që mund të përballojnë të bëjnë rotacione në formacion.
Thibaut Courtois, Kepa, Eder Militao, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Luka Modric, Arda Guler dhe Vinicius Jr, janë lojtarët që nuk janë në dispozicion të trajnerit për sot.