Distria Krasniqi e fiton medaljen e argjendtë në Baku, mposhtet nga japonezja Omori - NACIONALE

Distria Krasniqi e fiton medaljen e argjendtë në Baku, mposhtet nga japonezja Omori

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është mjaftuar me medalje të argjendtë në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, pasi është mposhtur në finale nga japonezja Kisumi Omori, në kategorinë deri në 52 kilogram.

Krasniqi deri në finale ishte thjesht fenomenale, duke e mposhtur fillimisht brazilianen Jessica Pereira me një Waza-ari kur kishin mbetur edhe 44 sekonda deri në fund, për të kaluar kështu në çerekfinale. Në këtë fazë të garës ajo pati punë me marokenen Soumiya Iraoui, të cilën pothuajse në fund e mposhti me Ippon.

Në gjysmëfinale, u takua me italianen Odette Giuffrida, me të cilën ka pasur përballje të shpeshta. Atë e mposhti pasi garuesja nga Italia mori tre penalti dhe kështu Distria Krasniqi arriti në finalen e madhe.

Distria e vazhdoi formën e lartë edhe në finalen e madhe ndaj garueses japoneze Omori, por ishte e pafat, pasi mori tre shido apo penallti, të cilat ia sollën humbjen në ‘Golden Score’ apo medaljen e argjendtë.

Për Distria Krasniqin, kjo është medalja e katërt në vitin 2023, ndërsa mbetet me vetëm një të artë pas kësaj humbje.

Lajme të ngjashme